Kambana bie për fëmijët që fituan betejën me kancerin

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Një kambanë për të treguar se fëmijët ia dolën në luftën kundër kancerit. Kambana shënon edhe fundin e një trajtimi të gjatë jetë-shpëtues për luftëtarët e vegjël që e kanë fituar betejën me kancerin. Ndërkohë që familjarët dhe stafi mjekësor duartrokasin, të vegjlit i bien kambanës për të festuar fundin e një terapie të lodhshme.

Kjo është mënyra më origjinale për të treguar fitoren e luftëtarëve të vegjël. Kjo ide kaq origjinale është duke u aplikuar në një spital në Britani, ku me mijëra fëmijë janë trajtuar nga kanceri.

Çdo ditë, 12 familje mësojnë se fëmija e tyre ka kancer, ku 10 prej tyre humbasin jetën çdo javë.

Sam Sharland, 10 vjeç, u diagnostikua me leucemi limfoblastike akute në vitin 2013, kur ishte vetëm 5 vjeç. Pas 3 vite e 4 muaj trajtim në spitalin “The Royal Marsden”, ai më në fund pati fatin të trokasë “kambanën e fundit të trajtimit” pas fazës së fundit të trajtimit me kimioterapi në prill të vitit 2017.

Oscar Beardmore u lind në vitin 2014 dhe ishte një fëmijë shumë i shëndetshëm dhe i lumtur, por nëna e tij mori një lajm shumë prekës në qershor të vitit 2017, ku ai u diagnostikua me “Rhabdomyosarcoma”. Brenda pak ditësh pas diagnostikimit me këtë lloj kanceri, vogëlushi filloi fazën e parë të 13 sesioneve rraskapitëse të kimioterapisë. Disa muaj më vonë, mjekët vendosën ta operojnë për t’i hequr masën tumorale. Pas nënshtrimit të operacionit dhe 28 seancave të lodhshme të kimioterapisë, ai tashmë i bie vetë kambanës. Ai e fitoi betejën e tij.

“Vizioni ynë është një botë ku asnjë fëmijë nuk vdes nga kanceri”, thotë Mark Hooley, zëdhënës i organizatës “Children with Cancer UK”.

“Rastet me kancer në fëmijëri janë të ndryshme nga ato tek të rriturit, prandaj është e rëndësishme që të vazhdojmë të investojmë në trajtime të reja që mund të rrisin shkallën e mbijetesës edhe për llojet e kancerit më të vështira për t’u trajtuar, duke ndihmuar që t’i mbajmë familjet të bashkuara”.

“Kambana e fundit të trajtimit është një simbol i botës që po ndihmojmë ta krijojmë. Nuk do të ndalemi derisa çdo fëmijë me kancer t’i bie kambanës”.

Burimi: Independent / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Kastraveci, përfitimet shëndetësore të kësaj perimeje verore
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje