Si të njohësh ushqimet më të rrezikshme për fëmijët

Ilma Lamçe

Ekziston një listë e ushqimeve me karakteristika të përbashkëta që mund të shkaktojnë aksidente gjatë një vakti. Për fat të keq, kjo listë vjen nga regjistrimi i aksidenteve më të shpeshta dhe serioze.

Shumica e ushqimeve që janë përgjegjëse për aksidentet e rënda të mbytjes kanë karakteristikat e mëposhtme:

– janë të vogla

– janë të rrumbullakëta

– kanë një formë cilindrike ose përputhen me rrugët e frymëmarrjes së fëmijës (rrushi, qershitë, mozarela, karota të prera në feta, kikirikë, fistikë).

-janë ngjitës

-janë ushqime që edhe pse të prerë nuk humbasin konsistencën e tyre (dardha, pjeshkë, kumbulla, biskota të bëra në shtëpi)

-kanë një mbështjellje të fortë (karota juliene, proshutë e papërpunuar).

Shumë nga këto ushqime pastaj mund të bëhen edhe më të rrezikshme nga mënyra si janë gatuar dhe si servilen tek fëmijët. Nëse një sallam ose një kokërr e rrushit janë të prerë në drejtimin gjatësor dhe në copa të vogla, ata nuk bllokojnë rrugët e frymëmarrjes te një fëmijë dhe si rezultat janë më pak të rrezikshme.

Duhet të kujtojmë se fëmijët më të vegjël kanë më pak aftësi “mbrojtëse” sesa të rriturit. Sistemi i tyre neurologjik nuk është ende plotësisht i pjekur, kështu që ata e kanë të vështirë të dëbojnë me forcë një trup të huaj, ose një ushqim që përfundon gabimisht në rrugët e frymëmarrjes në vend të traktit të tretjes./ Shendeti.com.al 

Postime të ngjashme

Kastraveci, përfitimet shëndetësore të kësaj perimeje verore
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje