Përgatiti për gazetën “Shëndet +”: E. B
Nëse keni nevojë për një arsye tjetër që fëmija juaj të përdorë kremin me filtra mbrojtës ndaj diellit, tashmë e keni: Përdorimi i rregullt i kremit me filtra mbrojtës në fëmijëri mund të zvogëlojë rrezikun e prekjes nga melanoma me 40 për qind në moshën e rritur.
Një studim i kohëve të fundit shqyrtoi lidhjen mes rrezeve të diellit dhe rrezikut të melanomës tek njerëzit në moshën 40 vjeçare.
Studiuesit e Universitetit të Sidneit mblodhën të dhëna nga 1,700 njerëz që morën pjesë në studim.
“Ne kemi gjetur se australianët 18-40 vjeç që ishin përdorues të rregullt të kremit mbrojtës ndaj diellit në fëmijërinë e tyre e zvogëluan rrezikun e zhvillimit të melanomës me 40 për qind në krahasim me ata që përdorën rrallë kremin, ose aspak. Përdorimi i kremit diellit u shoqërua me një rrezik të reduktuar prej 35 – 40 për qind të melanomës, “i tha Healthline, Dr Caroline atts, autore e studimit në Universitetin e Sidneit.
watts dhe kolegët e saj arritën në përfundimin se ata që mbrohen rregullisht nga dielli, arrijnë përfitim më të madh. Një përdorues i zakonshëm i kremit mbrojtës nga përkufizimi Watts do të ishte një person që aplikon kremin gjithmonë ose pothuajse gjithmonë kur del në diell si në dimër dhe në verë.
*Sikurse dihet tanimë, melanoma është kanceri i nishaneve. Melanoma mund të lindë mbi një nishan ekzistues, por mund të vendoset edhe mbi një lëkurë normale./healthline.com


