Lia e majmunëve mund të zgjasë me muaj

Pasi u shpall nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si emergjencë shëndetësore, ekspertët janë të bindur se lia e majmunëve mund të zgjasë shumë muaj.

Me rastet që aktualisht dyfishohen çdo dy javë, kjo gjë ka ngritur shqetësimin se do të duhen disa muaj që shpërthimi të arrijë kulmin. Shkencëtarët janë shprehur se mbi 27 mijë raste me linë e majmunëve në 88 vende të botës pritet të identifikohen deri në datën 2 Gusht.

Aktualisht numri i rasteve ka arritur në 17.800 raste në total. Bërja e parashikimeve përtej kësaj është komplekse, sipas ekspertëve, por ka të ngjarë të ketë transmetim të shpejtë për disa muaj dhe ndoshta edhe më gjatë. “Është e qartë se dritarja e mundësive për ta ndalur përhapjen po mbyllet“, shtoi Rimoin, një anëtar i komitetit të ekspertëve të OBSH-së për linë e majmunëve.

Veprimet që rrjedhin nga ajo deklaratë duhet të jenë urgjente, duke përfshirë rritjen e vaksinimit, testimin, izolimin për të infektuarit dhe gjurmimin e kontakteve. Jimmy Whitworth, një profesor në Shkollën e Higjienës dhe Mjekësisë në Londër, është shprehur se rastet nuk do të rriteshin për të paktën katër deri në gjashtë muajt e ardhshëm, ose derisa ata me rrezikun më të lartë të infeksionit të jenë vaksinuar. Organizatat e shëndetit seksual në Mbretërinë e Bashkuar kohët e fundit vlerësuan se mund të jenë rreth 125,000 njerëz që kanë këtë sëmundje.

Lia e majmunëve ka qenë një problem i shëndetit publik i neglizhuar globalisht në pjesë të Afrikës për dekada, por raste filluan të raportohen jashtë vendeve ku është endemike në Maj. Pesë persona kanë vdekur nga shpërthimi aktual, të gjithë në Afrikë.

Përtej Afrikës, lia e majmunëve po përhapet kryesisht te meshkujt që kryejnë marrëdhënie seksuale me meshkuj, duke vënë në gatishmëri klinikat e shëndetit seksual për raste të reja. Ndërsa lia e majmunëve nuk po shkakton një numër të madh vdekjesh globalisht, ky virus që po gjen terren tek popullata kryesisht në moshë të re është ende një lajm i keq.

Grupi i shkecëtarëve Flahault ka modeluar tre skenarë për muajt e ardhshëm, të cilët të gjithë përfshijnë “transmetim të qëndrueshëm“, qoftë midis burrave që bëjnë seks me burra; përtej këtyre grupeve dhe ndoshta në popullata më të cenueshme, si fëmijët, ose midis njerëzve dhe kafshëve.

Skenari i fundit rrezikon krijimin e një grupi të madh të kafshëve me linë e majmunëve vendet e reja, siç ka ndodhur në pjesë të Afrikës perëndimore dhe qendrore. Transmetimi i vazhdueshëm mund të çojë gjithashtu në mutacione që e bëjnë virusin më të përhapur te njerëzit.

Klan News

Postime të ngjashme

Të sëmurët me diabet dhe obezët nuk do të lejohen në SHBA! Trump njofton rregullat e reja për emigrantët
I riu shkatërron derën e Urgjencës në Vlorë, shpallet në kërkim nga policia
Pr.buxheti 2026/ Rama: 1 mld euro për Shëndetësinë, 15 mln euro për pacientët e Onkologjikut! Do hapim Institut Kombëtar të Tumoreve
Vdes në moshën 97-vjeçare James Watson, shkencëtari që zbuloi ADN dhe deshifroi kodin e jetës
“Kam takuar pacientët e Onkologjikut pa zhurmë dhe media” – Ministrja e Shëndetësisë: Është rialokuar fond 200 mln lekë për barnat
Indeksim vjetor të pagave, Rama: Në shëndetësi do nisë edhe llogaritja e vjetërsisë në punë
Raporti i OBSH: “Epidemia” e obezitetit në Shqipëri, 1 në 3 fëmijë mbipeshë
Pamje alarmante/ Fëmijët mbledhin sasi të mëdha barnash nga koshi i plehrave pranë spitalit