Shkëmbimi Rinor për Teatrin e të shtypurit përmes lentes Multimediale

Youth Exchange u zhvillua në 10-17 shkurt 2018, ne Sabac, Serbi, ne kuader te projektit, Teatri I te shtypurit permes lentes multimediale qe implementohet nga organizata shqiptare Youth4society.

Secila organizatë partnere dërgoi 4 pjesëmarrës (2 të rinj me më pak mundësi në secilin grup) + 1 lider.
Qëllimi kryesor i shkëmbimit të të rinjve ishte të bashkonte të rinjtë nga organizata partnere për të eksploruar temën e përjashtimit social duke përdorur mjetet e teatrit dhe multimedias për ndryshime shoqërore.


Ky Shkëmbim i të Rinjve ishte vendi i diversitetit të të rinjve nga kultura, prejardhje, vende të ndryshme dhe ne pamë se kjo ishte vendosja më e mirë për formimin e skenarëve dhe të mësuarit së bashku.

I gjithë aktivitetI ishte i bazuar plotësisht në parimet e NFL (edukimit jo formal) dhe të të mësuarit duke bërë. Puna bashkëpunuese ishte një tjetër element thelbësor i YE. Pjesëmarrësit ishin të angazhuar në aktivitetet e shqyrtimit të kolegëve dhe grupet e diskutimit.
Teknikat krijuese dhe spontane ndihmuan për të kërkuar zgjidhje inovative, ndërtimin e grupeve te punës dhe energizerat e krijuar siguruan atmosferë pozitive, të hapur dhe të sigurt.
Pjesëmarrësit pastaj u zhvendosën për të punuar me një sërë detyrash praktike të dizenjuara rreth realitetit të shteteve të tyre,si dhe mësuan përdorimin e metodave dhe të mjeteve teatrore e multimediale në një kontekst që simuloi mjediset reale të punës.
Pjesëmarrësit përdorën si mjet multimedian dhe prodhuan produkte konkrete me video të regjistruara gjatë skenave të “teatrit të të shtypurit”.

Postime të ngjashme

Zë dhe Impakt: Fuqizimi i Këshillave Rinorë për ndryshim në Komunitet
Dokument politik: Forcimi i Strukturave Rinore Lokale në Shqipëri
Shenjat paralajmëruese të kancerit kolorektal tek të rinjtë
Sëmundjet e zemrës tek të rinjtë, mjeku: Shkak mungesa e aktivitetit fizik dhe lëndët narkotike
“Sindroma e vdekjes së papritur” mjekja kardiologe apel të rinjve: Mos neglizhoni kontrollet, kujdes me pijet dhe lëndët narkotike
Intoksikimi nga alkooli, mjekja: Nuk duhen miksuar pijet
Projekti “In touch”, një platformë mundësuese për të rinjtë me aftësi të kufizuara!
Nga ideja në biznes: Projekti "YEeS" ndihmon 1000 të rinj të ndërtojnë karrierat e tyre sipërmarrëse