Lëngu i boronicës së kuqe mund të lehtësojë dhimbjet e artritit

Lëngu i boronicës së kuqe mund të lehtësojë dhimbjet e artritit te gratë. Një studim i fundit sugjeron se gjysmë litri lëng boronice e kuqe çdo ditë mund të lehtësojë dhimbjet e artritit. Gratë të cilat e kanë konsumuar këtë lëng për 3 muaj shfaqën nivele më të ulëta të antitrupave që sulmojnë sistemin imunitar dhe dëmtojnë artikulacionet.

Boronica e kuqe është e pasur në antioksidues që parandalojnë sulmet imunitare që shkaktojnë dhimbje dhe ngurtësim të artikulacioneve te personat që vuajnë nga artriti reumatoid.

Në studim u përfshinë 41 gra që vuanin nga artriti reumatoid, patologji kjo që prek kryesisht duart, këmbët dhe artikulacionet, dhe është më e përhapur te gratë.

Gratë u monitoruan për 90 ditë, ku 23 prej tyre konsumuan gjysmë litri lëng boronice çdo ditë, ndërsa 18 vazhduan të ndiqnin dietën e tyre normale. Pjesëmarrësit në studim gjithashtu iu përgjigjën një pyetësori se sa të ënjtura dhe të tendosura i kishin artikulacionet.

Autorët e këtij studimi, që është drejtua nga Universiteti Londrina në Brazil, citojnë:

“Studimi tregon se lëngu i boronicës ngadalëson përkeqësimin e sëmundjes dhe ka efekte pozitive për pacientët që vuajnë nga artriti reumatoid, edhe pse duhet të kryhen studime më afatgjate për të vërtetuar më mirë këtë efekt dhe për të saktësuar të gjithë procesin”.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala: Ja pse u dorëhoqa!
Jep dorëheqjen ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala
Diabeti dhe humbja e peshës: Gabimet më të zakonshme që duhen shmangur
A të çon mbipesha automatikisht në diabet? Flet endokrinologia Bariola Duro
Gruaja rreth 7 muajshe shtatzënë humbi jetën gjatë transportit drejt Tiranës, nisin hetimet ndaj 3 mjekëve të maternitetit
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Skandal në Spanjë: Udhëzimet për menopauzën u bazuan në studime të kryera te burrat
Po transportohej drejt Tiranës, humb jetën gruaja shtatzënë! Detajet e para