Sheqerpare, si ta përgatisni?

Nga pastiçieri Flugert Muho:

Përbërësit

  • sheqerpareGjalp 250 gr
  • Sheqer pluhur 150 gr
  • Vezë 2 kokrra
  • Miell misri 25 gr
  • Sodë 65gr
  • Miell 500 gr
  • Portokalle 1 kokërr
  • Temperatura e furrës 165 gradë
  • Koha e pjekjes: 40 minuta

Përgatitja

  1. Gjalpin, sheqerin pluhur dhe vezët rrihen bashkë derisa të bëhet një masë kremoze. Pastaj mielli, mielli i misrit, soda dhe portokalli (bëhet fjalë për grirjen me rende të lëkurës së portokallit) hidhen bashkë në një tas tjetër dhe përzihen me dorë pastaj shtohen te masa me vezët. Shtohen avash-avash duke u përzier derisa masa të jetë kremoze, pa kokrriza. E fusim në një tavë të thellë me temperaturë 165 gradë për 40 minuta.
  2. Pastaj e nxjerrim, e lëmë të ftohet pak dhe i hedhim sherbetin. Sherbeti përmban 1.2 kg sheqer, 1 litër ujë. Sherbeti do dhe pak kanellë. Sherbeti duhet të jetë i nxehtë kur hidhet sipër. Duhet të lihet të paktën 45 minuta në sherbet para se të konsumohet…

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe