“Mos jepni ilaçe të shtrenjta”, si po i vret shteti shqiptarët që vuajnë nga sëmundjet kronike

Fiks Fare trajtoi mbrëmjen e së enjtes se si funksionon skema e rimbursimit të ilaçit “Xarelton”. Pacientët sorollaten për të përfituar me rimbursim “Xarelton”, e nga ana tjetër mjekët kërcënohen me vendin e punës apo dhe gjoba nëse e rimbursojnë pa plotësuar pikët pacientët, edhe pse rekomandimi është firmosur nga mjekët specialistë të Spitalit Universitar “Nënë Tereza”.

Fiks Fare solli rastin e Shkëlqim Allajbeu nga fshati Vodicë të Beratit. Ai ankohet se mjekja e familjes nuk i jep ilaçin që mjeku specialist në QSUT ia ka rekomanduar në recetë i quajtur Xarelto 20 mg . Ai thotë se ky medikament kushton shumë, 8600 lekë kutia, ndërkohë me pensionin e tij nuk mund ta blejë. Shkëlqimi vuan nga zemra dhe ka pësuar trombozë, andaj i duhet ky medikament me patjetër, por mjekja e familjes nuk ja jep në recetë që ta përfitojë me rimbursim.

Fiksi shkoi së bashku me pacientin për të marrë një përgjigje nga mjekja e familjes pranë qendrës shëndetësore Vertop , Alma Caka. Mjekja shpjegoi për Fiks Fare se ajo i përmbahej rregullave dhe kontratës me fondin e barnave , i cili i rimburson sipas sistemit Chads2score në këtë rast. Sipas këtij sistemi, për pacientët me Fibrilacion artial ( FA) barna Rivaroxaban 20 mg, ose Xarelto me emrin tregtar duhet të përmbushë 3 pikë ose më shumë nga:

1-Strokë ( 2 pikë)

2-Insufe Kardiake ( 1 pikë)

3- HTA ( 1 pikë )

4-Diabeti Metullis

5-Mosha 75 vjeç e më sipër.

Në këto kushte pacienti përmbushte fillimisht vetëm 2 pikë. Mjekja e rekomandon përsëri pacientin te mjeku specialist pranë Spitalit Rajonal të Beratit për të parë nëse pacienti ka insuficensë kardiake. Dr Alma Caka pas insistimit të Fiksit shpjegon se nëse nuk respektojnë rregullat e rimbursimit që fondin i barnave ka përcaktuar, ka penalitete për mjekun.

Fiksi bëri një vëzhgim për të parë çmimet e koagulantëve në treg dhe rezultoi se 1 kokërr Acenokumaroli kushton 6.6 lekë ndërsa 1 kokërr Xarelto 10 mg kushton 325.6 lekë, pra 47 herë më i shtrenjtë.

Postime të ngjashme

Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal