Celuliti dhe ushqimet që e parandalojnë atë

Përshtati në shqip: Ilma Lamçe

Dëgjojmë shumë të flitet për celulitin dhe metodat që përdorin femrat për ta eliminuar. Por çfarë është celuliti? Celuliti është një lloj indi dhjamor në shtresën e nënlëkurës.

Shkaqet e celulitit janë të ndryshme si: stresi, trashëgimia, duhani, kripa, kafeja, pijet alkoolike, dehidratimi dhe mungesa e aktivitetit fizik.

Por cilat janë ushqimet që e luftojnë celulitin (gjithmonë të kombinuara me aktivitetin fizik)?

Uji, konsumimi i sasive të mëdha të ujit ndihmon në eliminimin (përmes urinës) e lëngjeve të mbetura në inde. Çdo ditë duhet të konsumojmë 1 litër deri në 2 litra ujë. Sasia rritet në verë ose nëse ushtroni aktivitet fizik.

Perimet, janë ushqime me pak kalori, për këtë arsye janë gjithmonë të këshillueshme për të pasur në kontroll problemet me celulitin. Natyrisht preferohen perimet e sezonit (shmagni ato të konservuarat) dhe sigurohuni të përfshini sa më shumë të mundeni në dietën tuaj: finok, selino, karrotë.

Kajsitë, janë të pasura me kalium dhe janë të këshillueshme për të luftuar celulitin.

Patatet, por edhe thjerrëzat, qepët dhe bizelet (veçanërisht nëse hahen të pa gatuara) ndihmojnë shumë në eliminimin e substancave të tepërta dhe shkëmbimin e lëngjeve në trup.

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë