Uji me limon në mëngjes, përfitime të jashtëzakonshme për shëndetin

Ilma Lamçe

Mënyra se si e nisim ditën është shumë e rëndësishme sepse ajo tregon edhe vazhdimësinë e ditës. Të pish një gotë ujë me limon në mëngjes është shumë mirë për organizmin. Vitaminat dhe mineralet e shumta që gjenden në limon e forcojnë sistemin e imunitetit, parandalojnë shumë sëmundje dhe ndihmojnë në sistemin e tretjes.

Por duhet të keni parasysh disa këshilla, në mëngjes është më mirë uji i ngrohtë se i ftohtë. Uji i ngrohtë në mëngjes ka rëndësi, sepse ndihmon në zgjimin e gjithë trupit, ndërkohë që uji i ftohtë mund t’i dëmtojë organet tona. Për sa i takon pjesës tjetër të ditës, mund ta konsumoni lëngun e limonit me ujë të ngrohtë ose të ftohtë, si të dëshironi. Përveç kësaj, kur shtrydhni limonin duhet të shtrydhni dhe lëkurën, sepse është më e shëndetshme sesa vetë fruti.

Prijeni limonin në gjysmë dhe shtrydheni në gotë. Pastaj lëvoren grijeni në grirëse dhe shtojeni në gotë. Në fund shtojani ujin e vaktë apo të ftohët dhe pijen konsumojeni sapo të zgjoheni me stomakun bosh.

Përfitimet e ujit me limon janë të shumta:

-Përmirëson sistemit të tretjes
-Ndihmon në detoksikimin e trupit                                                                                                                     -Përmirëson shëndetin e lëkurës dhe thonjve
-Forcon sistemin imunitar
-Përmirëson funksionin e mëlçisë
-Ndihmon në humbje më shpejtë të peshës

Postime të ngjashme

Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala: Ja pse u dorëhoqa!
Jep dorëheqjen ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala
Diabeti dhe humbja e peshës: Gabimet më të zakonshme që duhen shmangur
A të çon mbipesha automatikisht në diabet? Flet endokrinologia Bariola Duro
Gruaja rreth 7 muajshe shtatzënë humbi jetën gjatë transportit drejt Tiranës, nisin hetimet ndaj 3 mjekëve të maternitetit
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Skandal në Spanjë: Udhëzimet për menopauzën u bazuan në studime të kryera te burrat
Po transportohej drejt Tiranës, humb jetën gruaja shtatzënë! Detajet e para