Lulet e kumbullës, përdorimi për kolesterolin, imunitetin dhe tretjen

Sharmit të luleve rozë e bardhoshe të kumbullës është e vështirë t’i rezistosh.

Akoma më e vështirë do jetë rezistenca kur të mësoni se këto lule janë shumë të pasura me antioksidantë dhe mirëbërëse për uljen e kolesterolit.

Vlerat Shëndetësore të Luleve të Kumbullës

Lulet e kumbullës janë përdorur në mjekësinë Kineze prej mijëra vitesh kundër një sërë problemesh mjekësore përfshirë: ulçera, tretjet dhe kolesterolit.

Ulcera

Këto lule janë të mira për trajtimin e ulçerës gastrike.

Kjo ndodh sepse ato janë shumë të pasura me antioksidantë të cilët zbusin irritimin në stomak.

Kolesteroli

Çaji i lules së kumbullës është i mrekullueshëm për uljen e kolesterolit të keq.

Ai ndihmon në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, ishemisë apo sëmundjeve të tjera siç është ateroskleroza.

Imuniteti

Antioksidantët e shumtë tek çaji i lules së kumbullës e bëjnë imunitetin më të fortë në parandalimin e shumë sëmundjeve.

E Ftohura

Çaji i lules së kumbullës ndihmon në uljen e temperaturës, zbut simptomat e të ftohurës dhe infeksionet e tjera.

Falë antioksidantëve që ka, lulja ndihmon edhe për përmirësimin e frymëmarrjes.

Tretja

Përveç pastrimit të rrugëve të frymëmarrjes, çaji i lules së kumbullës rekomandohet për njerëzit që vuajnë nga problemet me tretjen apo të stomakut.

Si Të Përgatisni Çajin me Lulet e Kumbullës

Ekspertët e AgroWeb.org rekomandojnë mbledhjen e luleve nga pema dhe më pas tharjen e tyre në një ambient të hapur.

Pasi të jenë tharë, lulet futini në një kavanoz qelqi dhe mbajini në një vend të errët.

Kësisoj mund t’i ruani për një kohë shumë të gjatë.

Për përgatitjen e çajit zieni 250 ml ujë dhe shtoni një lugë çaji me lule të thata.

Fikeni zjarrin dhe lërini lulet në ujë për 15 minuta.

Kullojeni lëngun, shtoni mjaltë dhe pijeni.

Sasia e rekomanduar e çajit të lules së kumbullës është deri në 5 filxhanë në ditë.

 

Postime të ngjashme

U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet