Në shkollë për herë të parë – tregoni kujdes ndaj fëmijëve!

Nga Lira Gjika

Prindër, ju që keni fëmijë, të cilët do të fillojnë shkollën për herë të parë, përpiquni të flisni me ta. Tregojini se si e keni pritur ju vetë këtë çast. Çfarë keni përjetuar; sa frikë keni patur, por edhe sa kënaqësi kishit kur u tregonit të tjerëve që edhe ju ishit rritur tashmë dhe do të shkonit në shkollë. Tregojini për vete dhe pyetini: Po ata a ndjejnë frikë apo kuriozitet apo ankth? Pyetini. Në moshën 6 vjeç njeriu fillon ta përjetojë frikën nga vdekja më konkretisht. Vetë mbarimi I fëmijërisë, është një lloj vdekje simbolike. Fëmija nuk ekziston më, por edhe I rritur nuk është ende.

Prandaj fëmija bën pyetjet pafund apo pse-të pafund të periudhës 5-11 vjeç, pyet për të zbutur ankthin dhe të gjejë ca pika për t’u orientuar. Kjo moshë përkon me fillimin e shkollës, ku fëmija përballet me dijen e madhe të të rriturit dhe aftësitë e tij për të dëgjuar mësuesin dhe më pas, ato që dëgjoji t’i tregojë e shkruajë me fjalët që ende nuk ua di mirë kuptimin. E gjithë kjo situatë kërkon kurajo të madhe, prandaj prindër mos i lini vetëm fëmijët, por flisni me ta dhe dëgjojini ata. Kjo është ndihma më e madhe që mund ti jepni fëmijëve tuaj në këtë prag jete prej të rrituri.

Postime të ngjashme

Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur
Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?
3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt
Shqipëria, drejt “superplakjes” raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje
8 mënyra të thjeshta për të shmangur sëmundjet
Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë