Përmbajtja e ushqimeve në hekur dhe kalcium

Hekuri dhe kalciumi janë ndër mineralet më kyçe për rritjen e shëndetshme të fëmijëve. Veçanërisht hekuri, është ndër mineralet mungesa e të cilit është mjaft e përhapur në këtë popullatë dhe mjaft e rrezikshme. Një fëmijë i moshës 1-3 vjeç duhet të marrë nëpërmjet ushqimit 7mg hekur, ndërsa një fëmije i moshës 4-8 vjeç nevojitet 10mg hekur çdo ditë. Sa i përket kalciumit, mineralit që lidhet drejtpërdrejtë me shëndetin e kockave, fëmijët nevojiten 700 – 1000 mg/ditë respektivisht për moshat 1-3 vjeç dhe 4-8 vjeç.

Përmbajtja e hekurit për çdo 100gr nga ushqimet e mëposhtme:

  • Kakao i hidhur – pluhur – 14,4gr
  • Mëlçi viçi – 11,2gr
  • Fasule – 9gr
  • Thjerrëza – 8gr
  • Kikirikë – 7,3gr
  • Qiqra – 6,4gr
  • Midhje – 5,8gr
  • Tërshërë – 5,2gr
  • E verdha e vezës – 4,9gr
  • Peshk koce – 4,3gr
  • Peshk levrek – 4,1gr
  • Kumbulla vishnje te thata – 3,9gr
  • Mel – 3,5gr
  • Rrush i thatë – 3,3gr
  • Mish vici, fileto – 3,1gr
  • Stika pishe – 2gr
  • Karkaleca – 1,8gr

Përmbajtja e kalciumit për çdo 100gr nga ushqimet e mëposhtme:

  • Parmixhano – 1159mg
  • Sherbelë – 600mg
  • Rozmarine – 370mg
  • Rukola – 309mg
  • Gjizë lope – 295mg
  • Borzilok – 250mg
  • Bajame – 240mg
  • Fiq të thatë – 186mg
  • Spinaq – 170mg
  • Mocarela – 160mg
  • Lajthi – 150mg
  • Kallamar/oktapod – 144mg
  • Fasule – 135mg
  • Arra – 131mg
  • Qumësht lope – 125mg
  • Kajsi të thata – 86mg
  • Rrush i thatë – 78mg

 

Postime të ngjashme

Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin