Një nga argumentet kryesore mes shumë argumenteve të tjera në favor të përmirësimit të efiçensës në energji është roli i saj kryesor në ndryshimin e zbutjes
së efekteve klimaterike. Në të vërtetë, përmirësimi i efiçensës së energjisë shihet tani si strategjia më e rëndësishme për arritjen e reduktimit të emisioneve të gazit serë (GHG), të nevojshme këto për stabilizimin e sistemit të klimës globale, sepse përmirësimi i efiçensës së energjisë është veçanërisht kosto-efektiv dhe mund të arrihet shpejt.
Përveç nevojës për të zbutur ndryshimet klimaterike, ka shumë argumente të tjera të forta në favor të efiçensës së energjisë, veçanërisht ato në vijim:
- Kosto më të ulët të energjisë dhe si rrjedhim kosto më të ulëta në faturat e energjisë për konsumatorët. Kursejmë energji dhe si rrjedhim para.
- Më shumë komfort dhe më shumë cilësi të jetës.
- Jetë më të gjatë të ndërtesës, si dhe rritje të vlerës së saj.
- Kontribut në mbrojtjen e mjedisit dhe reduktimin e emetimeve ndotëse në mjedis.
- Përmirësimi i sigurisë së furnizimit të energjisë, p.sh. duke zvogëluar varësinë (kombëtare, rajonale) nga importet e energjisë.
- Përmirësimi i konkurrencës, që rezulton nga shpenzime më të ulëta të energjisë dhe risi në teknologji.
- Përmirësimi në të gjithë treguesit kryesorë të tillë si PBB, investimet direkte të lidhura me klimën, konsumi dhe punësimi.
Por cilat janë disa nga rregullat praktike për përdorimin Efiçent të Energjisë?
Efiçensa e energjisë, përshkruan pra raportin ndërmjet përfitimit të fituar dhe energjisë së përdorur. Nga pikëpamja ekonomike, efiçensa e energjisë mund të përshkruhet kështu si produktiviteti margjinal i inputit të energjisë, pra specifikon se sa energji nevojitet për të prodhuar një nivel të caktuar të outputit (p.sh. nxehtësi, dritë, lëvizje, rehati).
Kontrolli i ngrohjes / ftohjes: Mundohuni të reduktoni temperaturat e ngrohjes në dimër me një shkallë, pasi kjo mund të pakësojë faturën e ngrohjes me 8%. Në të kundërt, në verë rrisni me një shkallë temperaturën, pasi ulja shumë e madhe e temperaturave do ta detyrojë paisjen e përdorur për kondicionim të konsumojë më shumë energji pa arritur ende në nivelin e dëshiruar të ftohjes.
Shmangni humbjen e nxehtësisë: Mbani dyert dhe dritaret të mbyllura, kur jeni duke ngrohur ambientin ose kur kondicioneri po punon.
Përdorimi i sobave efiçente kursen më shumë se 30% të sasisë së druve të zjarrit.
Minimizimi i ndriçimit artificial: Duke mbajtur dritaret dhe llampadarët të pastër, ju mund të pakësoni sasinë e energjisë që ju nevojitet për ndriçim. Nëse jeni duke punuar në një pjesë të dhomës, izoloni dritat vetëm në atë zonë. Ndriçimi i një dhome bosh brenda natës humbet energji të mjaftueshme sa për të bërë 1000 filxhanë çaji.
Fikni pajisjet: TV, DVD, dhe paisje video të lëna në “stand by” vazhdojnë të përdorin të paktën gjysmën e sasisë së energjisë që ata konsumojnë kur janë të ndezur. Lënia ndezur e një monitori kompjuteri harxhon po aq energji sa fotokopjimi i 800 fotokopjeve A4.
Kur karikuesi i telefonit lihet i lidhur me energjinë elektrike, edhe pse telefonit është hequr, ai konsumon 95% të energjisë së përdorur për të karikuar telefonin, sepse karikuesi konsumon ende energji edhe pse nuk është i lidhur me telefonin.
Nëse të gjitha pajisjet janë fikur kur largoheni nga zyra, atëherë energjia e kursyer është e mjaftueshme për të drejtuar një makinë të vogël deri në 160 km.
Furra me mikrovalë konsumon më pak se një furrë normale (1/3), si dhe ruan vlerat ushqimore duke qenë se i gatuan më shpejt dhe në një periudhë më të shkurtër kohore.
Lyeni muret e shtëpisë suaj me ngjyrë të çelët: Ngjyrat e errëta tentojnë të absorbojnë dritën dhe kështu duhet që ju të përdorni më shumë energji nga llampa për të arritur të njëjtin efekt ndriçimi.
Vendosni nivelin e temperaturës së dushit në 40-50 gradë celsius gjatë verës dhe përdoreni atë kur proçesi i ngrohjes së ujit ka mbaruar. Kjo do të sjellë kursime deri në masën 10-15% të konsumit të energjisë.
Zëvendësoni llampat standarde me llampa efiçente: (që konsumojnë rreth ¼ e shumës së energjisë dhe kanë një jetëgjatësi 10 herë më shumë). Përdorimi i një llampe efiçente kursen energji elektrike deri në 80%.
Zëvendësoni dushin normal me panel diellor: Përdorimi i një paneli diellor me sipërfaqe 3-4m2 të instaluar në tarracën/çatinë e ndërtesës për ngrohjen e ujit sanitar kursen energjinë e përdorur për këtë qëllim më shumë se 60% të saj.

