Sindromi premenstrual apo dhimbjet e ciklit përbëjnë shqetësim për pjesën më të madhe të femrave apo siç quhet “sindromi premenstrual”.
Kozeta Mustaraj, obstetër-gjinekologe, shpjegon për lexuesin e gazetës “Shëndet+” shenjat fizike, shkaqet, diagnozën, si dhe format e trajtimit të këtyre dhimbjeve.
Doktoreshë, cilat janë simptomat e sindromit premenstrual?
Mund të përmenden disa:
- Ndryshimet emocionale dhe të sjelljes
- Tension ose ankth
- Gjendje depresive
- Shpërthime të qarash
- Irritim ose inat
- Ndryshime në ngrënie me pangopësi
- Çrregullim të gjumit (insomnia)
- Tërheqje nga jeta sociale
- Rënie të përqendrimit
Po shenjat fizike?
Janë shumë, por ndër më kryesoret:
Dhimbje të muskujve dhe të artikulacioneve- Dhimbje koke
- Lodhje
- Shtim në peshë si rezultat i mbajtjes së ujit në organizëm
- Fryrje të barkut
- Dhimbje të gjoksit
- Shpërthim të puçrrave në fytyrë
- Ndryshime të defekimit në formë kapsllëku ose diarreje.
Gratë mund të kenë disa nga këto shenja, në shkallë të ndyshme, por shpesh ato mund të jenë aq të shprehura sa të pengojnë aktivitetin e përditshëm. Pavarësisht shkallës së tyre, me ardhjen e ciklit këto simptoma zhduken. Në pak raste mund të ndodhë që sindromi premenstrual të jetë tepër i rëndë: me depresion të rëndë, ndjenjën të qenit e pashpresë, ankth, irritim, vetëvlerësim i ulët, vështirësi në përqendrim, tension. Këto përmblidhen nën termin çrregullim disforik premenstrual .
Cilat janë shkaqet?
Shkaktari i saktë i këtij sindromi nuk njihet, por njihen disa faktorë që ndikojnë në këtë gjendje.
- Ndryshimet hormonale ciklike: shenjat dhe simptomat e këtij sindromi ndryshojnë gjatë luhatjeve hormonale dhe zhduken gjatë shtatzënisë si dhe në menopausë.
- Ndryshime kimike në tru: ndryshimet në sasinë e çliruar të serotoninës (neurotransmetor) mund të jenë shkaktarë të sindromit. Sasi të pakëta të serotoninës ndikojnë në depresionin premenstrual, lodhjen, urinë dhe çrregullimet e gjumit.
- Depresioni: në format e rënda, shpesh është depresioni i padiagnostikuar dhe i patrajtuar përgjegjës për këto ndryshime
- Stresi: stresi i rëndon disa nga simptomat
- Mënyra e keqe e ushqyerjes: disa nga shenjat SPM lidhen me vlera të ulëta të vitaminave dhe mineraleve. Negativisht ndikon ngrënia e ushqimeve me kripë, alkooli, lëngjet me kafeinë, të cilat sjellin çrregullime të sjelljes dhe luhatje të niveleve energjitik .
- Me antidepresant: Grupi i quajtur Selective serotonin reuptake inhibitors (SSRIs): fluoxetine (Prozac, Sarafem), paroxetine (Paxil, Pexeva), sertraline (Zoloft) mund të përdoren për të qetësuar simptomat, si: lodhje, ndjenjën e urisë së pakontrolluar, çrregullime të gjumit. Këto medikamente merren çdo ditë ose vetëm 2 javë para ardhjes së ciklit.
- Anti-inflamatorët josteroid (NSAIDs). Duke i nisur disa ditë para ose në momentin e ardhjes së ciklit: ibuprofen (Advil, Motrin) ose naproxen (Aleve, Naprosyn) qetësojnë krampet dhe dhimbjen e gjirit.
- Diuretikët: nëse ushtrimi fizik dhe kufizimi i marrjes së kripës nuk arrijnë të reduktojnë shtimin në peshë, enjtjen apo fryrjen e paraciklit, mund të përdoren diuretikët dhe më i përdorur është spironolactone (Aldactone)
- Kontraceptivët oralë: duke penguar ovulacionin, ato pengojnë luhatjet hormonale çka sjell lehtësim të simptomave të SPM .
- Medroxyprogesterone acetate (Depo-Provera). Në format e rënda të SPM apo të sindromit dismorfik mund të përdoren përkohësisht për të ndaluar kështu ovulacionin. Ndërkohë që vetë Depo-Provera, mund të sjellë si efekt anësor rritje të oreksit, shtim në peshë, dhimbje koke dhe gjendje depresive.
- Mënyra e jetesës: Ka shumë rëndësi rregullimi i mënyrës së jetesës, aktiviteti fizik, ushqimet dhe pijet.



