Jasemini, përdorimi që nga kolla deri tek impotenca

Jasemini (Jasminum spp) është një bimë shumë aromatike dhe përdoret për prodhimin e parfumeve të cilat janë shumë sensuale.

jaseminVeprimi

Lulet afrodiziake, vazokonstriktore, relakuesese e nervave, analgjezik i lehtë, nxit prodhimin e qumështit.

Vaj antidepresant, antispazmodik, afrodiziak, tonik i mitrës, qetësues

Pjesët që përdoren:

Lulet: përdoren për të fuqizuar sistemin imunitar, për të ulur temperaturën dhe për femrat është afrodizik.

Vaji esencial i jaseminit duhet të përdoret vetëm për qëllime mjekësore. Çaj përdoret për të qetësuar dhimbjet e periodeve, depresionit, impotencës, ngurtësisë, ul dhimbjet e lindjes ndërkohë që nxit lindjen. Mund të masazhohet mbi gjoks dhe të përdoret për kollën dhe shqetësimet e frymëmarrjes.

Përdorimi

Çaji: merret për temperaturën ose infeksionet urinare. Mund të kombinohet me bar blete për të bërë një çaj qetësues, pihet në darkë nëse jeni me stres. Ky çaj përdoret për shpëlarjen e plagëve dhe për të ndaluar gjakrrjedhjen e saj.

Kompresa: vendoset në kokë ose në qafë, një kompresë e njomë me çajin e luleve përdoret për të qetësuar dhimbjet e kokës nga goditjet e diellit ose shqetësimet emocionale.

Vaji esencial: përdoret 1-2 pika për ankthin, depresionin dhe pagjumësinë. Përdoret 1-2 pika në një lugë vaj bajamesh për masazh reciprok para marrëdhënieve intime për të trajtuar impotencën.

Postime të ngjashme

53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital