Gruaja që s’e dinte që ish shtatzënë, lind fëmijën ndërsa ankohej për dhimbje barku

BRITANI – Një grua që shkoi te mjeku pasi dyshonte për infeksion veshkash, solli në jetë fëmijën e saj, ndërsa thotë s enuk e dinte që ishte shtatzënë.

EvansClare Evans, 24 vjeçe, shkoi në një klinikë teksa ankohej për dhimbje barku. Në telefon doktorët i kishin thënë se mund të kishte infeksion veshkash, por kur mbërriti në klinikë iu çanë ujërat. Po atë pasdite ajo solli në jetë të bijën.

Evans tregon: Në telefon mjekët më thanë se dyshonin për infeksion në veshka dhe më këshilluan të kaloja më vonë në klinikë. Kur shkova kisha shumë dhimbje dhe meqë menduan se kisha infeksion, më thanë të bëjë analizat e urinës. Por sapo shkova në banjë, m’u derdhën ujërat”.

Evans u çua menjëherë në sallën e kirurgjisë.

Pasi u vizitua nga një doktor, asaj iu tha se një kokë kishte filluar të dukej dhe se tashmë kishte filluar përgatitja e mitrës për lindje.

“U shokova. U thashë se nuk e dija që isha shtatzënë. Jeta ime ndryshoi në pak sekonda. Nuk kam pasur asnjë shenjë shtatzënie. Nuk kisha të vjella në mëngjes dhe as bark. Shenja e parë që kam pasur ishte dhimbja që përjetova këtë mëngjes”.

Megjithëse thirrën një ambulancë, Evans u detyrua ta bënte lindjen në klinikë. Më pas nëna dhe bebi u çuan në maternitet për kontrollin rutinë, por të dy janë shëndoshë e mirë.

Evans, nënë për herë të parë thotë: “Më pëlqen të qenët nënë. Edhe pse nuk isha aspak e përgatitur, nuk do ta ndërroja me asgjë në botë”./ Arlinda Gjypi

Postime të ngjashme

Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Projekti i shëndetësisë, Banka Botërore bën bilancin: Nga “rrëzimi” i reformës së financimit te digjitalizimi
Plotësoi skedën e vdekjes së një 85-vjeçareje, doktoresha merret nën hetim/ Reagojnë mjekët në Mamurras
Ndikimi i dezinformimit në vaksinimin e fëmijëve
Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
10 ushqimet më hidratuese