Sëmundjet e zemrës dhe ndikimi i familjes

Rezar Deveja, kardiokirurg

Një ndër faktorët e rrezikut të shfaqjes së sëmundjeve të zemrës është edhe historiku në familje. Pra nëse dikush ka një të afërm të familjes (prind, vëlla apo zemra vizitemotër ), i cili ka pësuar infarkt në moshë të re, duhet thënë se përshkon një rrezik të lartë për sëmundje ishemike (të paktën dy herë më shumë se popullsia e përgjithshme). Kjo sëmundje përgjithësisht mund t’u shfaqet në moshë mesatare.

Përkujdesja në kohë e këtyre personave do të parandalonte rreth 40% të infarkteve të zemrës. Gjithashtu diagnostikimi i hershëm do të nxirrte në dukje edhe sëmundje të tjera të cilat gjënden shpesh tek ata dhe që rrezikojnë zemrën si psh: hipertensioni, diabeti apo yndyrat e rritura në gjak. Nga një sondazh i bërë u vu re se pjesa më e madhe e njerëzve (në SHBA) që pësuan infarkt dhe kishin historik familjar, nuk ishin në dijeni se kishin qënë më të predispozuar se sa të tjerët.

Është llogaritur se në Angli dhe në Skoci ndodhin në një vit rreth 7300 raste infarktesh apo vdekje të hershme dhe që rreth 6400 prej tyre do të ishin të parandalueshme nëse do t’u jepej kujdesi i duhur.

Madje në Skoci mjekët mendojnë se kjo pjesë e popullsisë duhet të trajtohet nga shteti me një sensibilitet të posaçëm dhe t’i jepet privilegj i veçantë përsa i përket shërbimit shëndetësor.

Prandaj është e rëndësishme të këshillojmë të gjithë ata që kanë historik familjar, të kontrollohen tek kardiologu, edhe pse nuk kanë simptoma apo shqetësime të ndryshme nga zemra. Në këtë mënyrë do të mund të parandalohen infarkte apo vdekje të parakohshme.

Postime të ngjashme

Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç