Mamaja në vdekje klinike, por shtatzënia vijon

Mamaja ka vdekur, por mjekët po e mbajnë ende në jetë fëmijën që ajo mban në bark. Një gjë e tillë po ndodh në spitalin “Shën Rafael” në Milano dhe është një nga pak rastet në botë.

spitali lindjaGruaja, 36 vjeçe, nga Milano, ka një elektroencefalogramë dhe sipas parametrave mjekësorë, është klinikisht e vdekur. Por një staf reanimatorësh, gjinekologësh dhe neonatologësh po kërkon që të rrisë fetusin në mitrën e saj, për ta bërë në gjendje që të mbijetojë edhe jashtë. Me forcat e veta. Gruaja arriti në spital të martën e kaluar me ambulancë. Ndërsa ndodhej në banesën e vet u godit nga një hemorragji cerebrale. Asnjë shpresë për të. Por me ndihmën e makinerive të reanimacionit trupi i saj është kthyer në një djep. Përpjekjet që po kryhen janë që fetusi 23-javësh të rritet, pasi ende nuk mund të mbijetojë jashtë barkut të së ëmës.

Nga dita e shtrimit e deri më sot ka kaluar mbi një javë: tetë ditë që janë shumë të rëndësishme për fëmijën që peshon 500 gramë. Një jetë që mbaron dhe një jetë që nis. Në javën e 24-t nis të formohet korja e trurit dhe është e mundur të shpresohet për mbijetesë. Sigurisht është një betejë që shkon përtej kufijve të shkencës: të shpëtosh një fetus brenda trupit të një gruaje të vdekur./ Arlinda Gjypi

Postime të ngjashme

60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Projekti i shëndetësisë, Banka Botërore bën bilancin: Nga “rrëzimi” i reformës së financimit te digjitalizimi
Plotësoi skedën e vdekjes së një 85-vjeçareje, doktoresha merret nën hetim/ Reagojnë mjekët në Mamurras