Nga pastiçieri Flugert Muho:
- Miell misri, 500 gr
- Sheqer kokërr, 400 gr
- Gjalpë, 300 gr
- Vezë, 2 kokrra
Përgatitja:
- Gjalpi, vezët dhe sheqeri përzihen bashkë në një enë derisa të bëhet një masë kremoze. Duhet pasur parasysh se rrahja e këtyre tre përbërësve duhet të jetë e plotë, derisa të mos ketë më kokrriza sheqeri.
- Më pas i shtojmë miellin e misrit dhe e rrahim derisa të lidhen të gjitha bashkë. Brumi duhet të jetë pak i fortë, dhe jo shumë i butë.
- Më pas brumi ndahet në pjesë të ndryshme dhe futet në furrë me 180 gradë për rreth 25-35 minuta.
Kini kujdes! Ballakumja duhet hequr nga furra sapo të marrë ngjyrë. Nëse lihet më gjatë do të çahet!


