Rama merr dozën e dytë të vaksinës

Kryeministri Edi Rama ka marrë këtë të martë dozën e dytë të vaksinës Covid. Gjatë komunikimit me mjekët, Rama tha se nuk ka pasur asnjë efekt për shkak të vaksinës.

Në po të njëjtën kohë, vaksinën e mori edhe drejtoresha e Infektivit, Najada Çomo, e cila është personi i parë që u vaksinua në Shqipëri me vaksinën antiCovid.

Procesi i vaksinimit në Shqipëri nisi më 11 Janar dhe kryhet në ambientet e stadiumit “Air Albania” në kryeqytet.

Ndërkohë mbrëmjen e së hënës, në Shqipëri arritën dozat e para në bazë të kontratës me kompaninë Pfizer. Janë 1170 doza që kanë ardhur dhe do të përdoren për ata që kanë marrë dozën e parë. Kryeministri tha se këto doza do të përdoren edhe për grupet e riskut.

Po ashtu kryeministri bëri me dije se brenda muajit Shkurt do të vijnë të tjera doza. Kreu i qeverisë ka paralajmëruar edhe një marrëveshje të mundshme me AstraZeneca duke thënë se po vijojnë negociatat me ta.

Deri më tani në Shqipëri janë vaksinuar rreth 660 mjekë dhe infermierë./tvklan.al

Postime të ngjashme

Protesta e 28 nëntorit, 35 persona mbeten të lënduar
Lëndohet në këmbë një person, protestuesit i mjekojnë plagën dhe ia fashojnë
BE miraton rregulla për barnat: Kompanitë duhet të garantojnë furnizim të pandërprerë, sidomos për barnat jetike
KMD konstaton diskriminim në Spitalin e Durrësit: Pacienti u la në rrugë pas daljes
Malaria në Shqipëri, ISHP konfirmon: Raste sporadike të importuara dhe pa evidencë të transmetimit në vend
Konfirmohet rasti i parë me malarie në Shqipëri
Trafik droge dhe nën hetim për kontrabandë ilaçesh, Prokuroria sekuestron pasuritë e Ilir Shehut, mes tyre edhe 4 kompani farmaceutike
Shqipëria në planin e OBSH-së për shkëmbimin e të dhënave shëndetësore me vendet e rajonit