Zbulohet “virusi i budallallëkut”, i cili ul inteligjencën

Kërkuesit amerikanë kanë zbuluar atë që është pagëzuar si “virusi i budallallëkut”: prania në organizëm i një bakteri të quajtur ATCV-1, është gjetur në laborator gjatë një studimi.

truri1Shkencëtarët e universitetit Xhons Hopkins dhe Nebraska e zbuluan virusin rastësisht në kulturat e fytit të një grupi individësh të shëndetshëm gjatë një eksperimenti që nuk lidhej me inteligjencën.

Por sipas raportit të publikuar në “Proceedings”, revista e Akademisë Kombëtare të Shkencave Amerikane, 44$ e personave pozitiv ndaj virusit në fjalë kanë treguar se kanë një intelekt më të ulët krahasuar me mesataren. Testet kanë matur nivelin e përqendrimit, kohën e duhur për të thithur informacionet etj.

Për të parë vërtetësinë e rezultateve, kërkuesit e kanë injektuar virusin në një grup minjsh laboratori dhe kanë vëzhguar të njëjtat reagime: më pak interes në lojërat e reja, aftësi e ulët për të gjetur zgjidhjet dhe orientimi etj.

Sipas Robert Jolken, autorit kryesor të studimit, virusi mund të ndikojë në aktivitetin e gjeneve në zonat e trurit përgjegjëse për kujtesën dhe funksione të tjera intelektuale.

Postime të ngjashme

Pajisjet mjekësore të bazuara në substanca - Një kategori e re produktesh terapeutike
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Inxhinierët mjekësorë zhvillojnë stimuluesin kardiak aq të vogël sa mund të injektohet përmes një shiringe
Njerëzit kanë një set të tretë dhëmbësh dhe mjekësia e re mund t'i ndihmojë të dalin
Robotë shtatzënë? Shpikja e radhës e Inteligjencës Artificiale, që sfidon kufijtë e njerëzores
Jeni të shëndoshë dhe keni vështirësi për të humbur peshë? Shkencëtarët mendojnë se e dinë pse.
Studimi amerikan zbulon tetë zakone që ju zgjasin jetën deri në 24 vjet