Ulet numri i të prekurve me COVID/ 1,133 qytetarë të infektuar aktivë në vend

Numri i rasteve pozitive me covid sa vjen e ulet në vendin tonë, ku gjatë 24 orëve të fundit janë prekur 23 persona dhe ka ndërruar jetë 1 qytetare 77 vjeçe nga Berati.

Nga 3862 testime kanë rezultuar pozitivë 4 qytetarë në Tiranë, 3 në Vlorë, nga 2 raste në Devoll, Elbasan. Kukës, Vau i Dejës, Skrapar, nga 1 rast në Durrës, Mirditë, Librazhd, Gjirokastër, Sarandë, Shijak.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 176 qytetarë,duke e çuar numrin e të shëruarve në 128,601 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 60 pacientë nga të cilët 9 pacientë janë në terapi intensive.

Që nga fillimi i pandemisë, janë kryer 695,738 testime në total, ku kanë rezultuar 132,176 persona pozitivë dhe janë shëruar 128,601 qytetarë. Numri i rasteve aktive është 1,133 dhe kanë ndërruar jetë 2,442 të prekur me covid.

Tirana kryeson me 670 raste aktive me covid, ndërsa pasohet nga Korça me 115 dhe Shkodra me 85.

Deri një ditë më parë janë kryer 708,074 vaksinime, ndërsa vijon procesi në të gjithë vendin.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.  Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital”, shkruan ministria.

Statistika (22 Maj 2021)

Raste të reja ditore         23

Të shëruar në 24 orë      176

Të shtruar në spitale      60

Humbje jete në 24 orë   1

Testime ditore                3,862

Testime totale            695,738

Raste pozitive             132,176

Raste të shëruara        128,601

Raste Aktive                  1,133

Humbje jete                  2,442

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         670

Korçë            115

Shkodër       85

Vlorë             58

Elbasan        38

Berat             38

Lezhë           37

Gjirokastër   37

Fier               26

Durrës          14

Kukës           14

Dibër           1

Postime të ngjashme

Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Rama për protestuesit: Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim