Lista e rrezikut e Zyrës Federale të Shëndetit Publik (BAG) do të jetë e zbrazët për herë të parë, duke filluar nga sot, 4 gusht. Zyra Federale e Shëndetit Publik ka bërë këtë njoftim të martën në faqen e saj të internetit. BAG ka fshirë vendet si Mbretëria e Bashkuar, India dhe Nepali nga lista e vendeve me variante shqetësuese të viruseve të Covid-19.
Kjo do të thotë që prej nesër nuk do të jetë më e nevojshme karantina e detyrueshme për ata që hyjnë në Zvicër, pavarësisht nga cili vend ata vijnë.

