OKB: Të shqetësuar për vaksinat e papërdorura

Organizata e Kombeve të Bashkuara është shqetësuar për situatën ku vaksinat kundër COVID-19 kanë mbetur të papërdorura, tha një zëdhënës i OKB-së të enjten. Ai ka theksuar se OKB mundet të ndihmojë që vaksinat të përdoren vetëm me kërkesë të qeverive.

Programi i shpërndarjes së vaksinave, COVAX deri më tani ka shpërndarë 186.2 milionë doza te 138 shtete. Ndërsa sipas të dhënave të UNICEF-it, COVAX synon të sigurojë 2 miliardë doza për vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme deri në fund të vitit 2021.

“Ne jemi shumë të shqetësuar për situatën ku kemi parë se vaksinat kanë mbetur pa u përdorur. Ose për arsye administrative ose për shkak të mungesës së kujdesit të duhur, ose në fakt për shkak të hezitimit për vaksinim”, tha zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric. Ai tha se OKB është e gatshme t’i ndihmojë shtetet me shpërndarjen e vaksinës, por kjo mund të bëhet “vetëm në bazë të kërkesave të qeverive”.

Shtetet e Bashkuara i kanë dhuruar më shumë se 110 milionë doza të vaksinës për afro 60 vende deri më tani, sipas Shtëpisë së Bardhë.

Postime të ngjashme

Shkoi te Spitali i Traumës se e kishte më afër, nëna lind të shëndetshëm foshnjën në Tiranë
Çfarë është prediabeti?
Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Eklipsi diellor: Kujdes me sytë, ja si ta shikoni në mënyrë të sigurt
VIDEO/ Mjekja zbulon dy shtyllat kryesore për të rënë nga pesha
Raporti i KLSH nge alarmin: 43 barna të rimbursueshme janë hedhur në treg pa autorizim  
Pas pagesave të kripura për shërbime të pakryera, koncesioni i check up-it i kthehet shtetit
Ambasada e SHBA-së në Tiranë: Një vend që nuk prodhon dot ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij