Blerta Brati, mjeke mikrobiologe
(sipas një studimi britanik (Zoe Covid) i cili bazohet në të dhënat e mbledhura, nëpërmjet një aplikimi pjesëmarrës, nga njerëzit e infektuar)
Tek njerëzit që nuk janë vaksinuar, pesë simptomat më të zakonshme janë: dhimbje koke, dhimbje të fytit, rrufë, ethe dhe kollë të vazhdueshme. Këto korrespondojnë me simptomat e variantit delta, i cili është bërë varianti dominues.
Për njerëzit që kanë marrë një dozë të vaksinës, simptomat më të zakonshme janë dhimbje koke, rrjedhje hundësh, dhimbje fyti, teshtitje dhe një kollë e vazhdueshme. Jo vetëm që rendi ka ndryshuar, por ethet nuk janë më në top 5 shenjat dhe është zëvendësuar nga një simptomë e re: teshtima.
Ata që janë imunizuar plotësisht aktualisht raportojnë dhimbje koke, rrjedhje hundësh, teshtitje, dhimbje të fytit dhe humbje të nuhatjes si ankesat më të zakonshme. Përsëri, rendi është i ndryshëm. Dhe këtë herë, jo vetëm ethet, por edhe kollitja e vazhdueshme u zhduk nga lista. Humbja e aromes, një simptomë e llojit origjinal të koronavirusit, përsëritet.
Mos harroni se:
Simptomat mund të duken më të buta, por varianti ruan aftësinë për të shkaktuar forma të rënda, me shtrimin në spital.
Meqenëse ky variant është shumë ngjitës, mbajtja e maskës dhe gjestet pengesë mbeten elemente thelbësore në parandalimin e transmetimit, përveç vaksinimit.
Personat e vaksinuar mbrohen nga format e rënda të sëmundjes, por ata mund të infektohen, të kenë një formë të lehtë të sëmundjes dhe të transmetojnë infeksionin.

