Përhapja e COVID-19, SHBA: rritje më të lartë tek fëmijët nën 12 vjeç

Zyrtarët shëndetësorë në Shtetet e Bashkuara thonë se vazhdojnë të jenë të shqetësuar rreth përhapjes së variantit Delta të koronavirusit, pavarësisht statistikave të fundit që tregojnë se 70% e amerikanëve të rritur janë vaksinuar me njërën dozë të vaksinës kundër COVID-19.

Javëve të fundit janë parë radhë të gjata makinash në qendrat e testimit në Majami të Floridës. Gazeta ‘Miami Herald’ njofton se ndërsa rastet janë shtuar tek të gjitha grupmoshat, shifrat tregojnë se rritja më të lartë është vënë re tek fëmijët nën 12 vjeç. Rastet në Florida janë në nivelin më të lartë të gjashtë muajve të fundit dhe sipas Shtëpisë së Bardhë, Florida është një ndër shtatë shtetet, që përbëjnë gjysmën e të gjitha rasteve të reja me Covid.

Drejtori i Institutit Kombëtar për Shëndetësi, tha për rrjetin e lajmeve ‘ABC’ se vala e fundit mund të shmangej. “Ne nuk do të ishim në këtë gjendje sot me variantin Delta, nëse do të ishim më të efektshëm në procesin e vaksinimit. Tani po paguajmë një çmim të tmerrshëm”, tha Dr. Francis Collins. Në një konferencë shtypi të mbajtur së fundmi, Guvernatori i Floridës, republikani Ron DeSantis, minimizoi rreziqet. Mendoj se është e rëndësishme të theksohet, se media i zmadhon gjërat. Përpiqen t’ju frikësojnë. Kur ju mundoheni t’i ndiqni dhe kur ata flasin për shtrime në spital, spitalet tona janë të hapura për biznes”, tha ai.

“Bëhet fjalë për të rinj, përfshirë fëmijë. Kemi numrin më të madh të fëmijëve të shtrirë në spital në gjithë pandeminë, tani për tani janë 1 mijë e 450. Natyrisht, meqenëse janë nën 12 vjeç nuk mund të vaksinohen, por ne të rriturit mund të kishim vepruar më mirë“, thotë drejtori i Institutit Kombëtar për Shëndetësi. Pavarësisht rritjes së rasteve, në veçanti në Florida, Guvernatori DeSantis zotohet të vazhdojë kursin e njëjtë.

Administrata pritet që së shpejti të nxjerrë udhëzimin që u kërkon vaksinimin udhëtarëve të huaj në Shtetet e Bashkuara.

 

Postime të ngjashme

Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë