Manastirliu jep lajmin: 45630 doza të tjera të vaksinës Pfizer kanë mbërritur. Thirrje për qytetarët që ende nuk janë vaksinuar

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale,Ogerta Manastirliu ka njoftuar se 45630 doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza” mbrëmjen e djeshme. Ajo bën të ditur se deri tani në Shqipëri kanë ardhur mbi 1.8 milionë vaksina, teksa iu bën thirrje qytetarëve për t’u vaksinuar ndaj COVID-19.

“ 45,630 doza të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Aeroportin ‘Nënë Tereza’ duke e çuar në mbi 1,8 milion numrin e vaksinave të mbërritura në Shqipëri.
1,270,057 vaksinime janë kryer deri tani, por duhet ende të rritet mbulesa vaksinale, ndaj një thirrje për qytetarët që ende nuk janë vaksinuar të shfrytëzojnë ditët e mbetura të muajit gusht për t’u vaksinuar ndaj COVID-19.
#VaksinatShpëtojnëJetë
#ShqipëriaBuzëqesh”, shkruan Manastirliu.

 

Postime të ngjashme

Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë