Rritja e rasteve me Covid javët e fundit dhe prezenca e variantit Delta, ka bërë që në Spitalin Infektiv, të kurohen pacientë me forma të rënda.
Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero, në një prononcim për mediat është shprehur se tek ta virusi ka prekur mushkërinë. Por ndryshe nga varianti fillestar i COVID, pacientet e prekur nga Delta nuk kanë kollë apo vështirësi në frymëmarrje, ka shpjeguar Pipero.
“Janë diku 30 pacientë të shtruar në spital. Format janë nga të mesme deri në të rënda. Rastet që kanë ardhur tek ne aktualisht kanë pasur klinike të fshehtë, me prekje të gjerë pulmonare. Por pa vështirësi frymëmarrjeje, madje do thosha pa kollë.
Pra, sjellja e Deltës, është e ndryshme në fazat e para të sëmundjes. Ndaj, u kam bërë thirrje qytetarëve por edhe kolegëve të mi që të kenë shumë kujdes për çdo rast të ri, i cili referohet tek mjeku i familjes dhe dëshmon shenjat e para të Covid-it, edhe pse nuk ka vështirësi në frymëmarrje apo nuk ka atë kollën e shtuar”, eshte shprehur Pipero.

