Pëson rritje kurba e infektimeve në 24-orët e fundit/ Autoritetet shëndetësore bëjnë thirrje për vaksinim

Ministria e Shëndetësisë i ka shtuar thirrjet për vaksinimin e popullatës kundër COVID-19, ndërsa kurba e rasteve aktive ka shënuar rritje.

Në dy javët ë fundit rastet aktive me COVID-19 janë trefishtuar. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë 24 orët e fundit janë shënuar 284 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e rasteve aktive nga 421 në 1 gusht në 1524.

Trendi në rritje i kurbës së infektimeve me koronavirusin e ri, e ka shtyrë Ministrinë e Shëndetësisë t’i përforcojë thirrjet e saj drejtuar popullatës për t’u vaksinuar. “Vaksinimi ndaj COVID19 shmang format e rënda të sëmundjes, ul hospitalizimet dhe mbron shëndetin tuaj,” theksoi Mininistrja Ogerta Manastirliu në një mesazh në mediat sociale të martën. Ministrja shtoi se vaksinimi gjatë muajit gusht është i hapur për të gjithë qytetarët mbi moshën 18 vjeç dhe dozat mund të administrohen pranë qendrave shëndetësore.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga fillimi i fushatës së vaksinimit kundër COVID-19 në janar janë administruar 1.28 miliona doza vaksine. Nga fillimi pandemisë deri të enjten me 12 gusht, në Shqipëri janë infektuar 134,487 persona me COVID-19 dhe 2460 pacientë kanë humbur jetën. Në Spitalin Infektiv aktualisht po marrin trajtim spitalor të specializuar 34 pacientë, ndërkohë në 24 orët e fundit nuk ka pasur asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Postime të ngjashme

'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu