Kosovë: Nëna e vaksinuar kundër Covid/ Foshnja lind me antitrupa

Një rast i rrallë është shënuar në Kosovë, ku një foshnje ka lindur me antitrupa kundër Covid-19 nga nëna e saj, e cila ishte vaksinuar më herët kundër koronavirusit.

Foshnja u testua pas ardhjes në jetë dhe rezultoi me antitrupa kundër sëmundjes. Mjekët e postuan fletën e analizave në rrjetet sociale duke treguar rezultatin e tyre. “Çdo kush mund të vaksinohet, ju rekomandoj të gjithë shtatzënat të vaksinohen. Siç e shihni edhe tek foshnjat e juaja do të prodhojë antitrupa, edhe ato do të jenë të mbrojtura falë jush!” kanë shkruar ata. Ministri i shëndetësisë, Arben Vitia qe shprehur më herët se do t’i propozojë Qeverisë së Kosovës masa të reja për të luftuar pandeminë si pasojë e rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus.

Postime të ngjashme

Shkoi te Spitali i Traumës se e kishte më afër, nëna lind të shëndetshëm foshnjën në Tiranë
Çfarë është prediabeti?
Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Eklipsi diellor: Kujdes me sytë, ja si ta shikoni në mënyrë të sigurt
VIDEO/ Mjekja zbulon dy shtyllat kryesore për të rënë nga pesha
Raporti i KLSH nge alarmin: 43 barna të rimbursueshme janë hedhur në treg pa autorizim  
Pas pagesave të kripura për shërbime të pakryera, koncesioni i check up-it i kthehet shtetit
Ambasada e SHBA-së në Tiranë: Një vend që nuk prodhon dot ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij