Manastirliu thirrje qytetarëve: Varianti i ri i koronavirusit, shqetësim për të gjithë/ Shfrytëzoni muajin e hapur të vaksinimit

Dy javët e fundit, vendi ynë është përballur me një rritje të numrit të të infektuarve me koronavirus duke rritur ndjeshëm bilancin e rasteve të reja.

Deri më tani në Shqipëri janë kryer mbi 1 milion e 350 mijë vaksina. Këtë e ka bërë të ditur ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjete sociale.

Ajo i bën thirrje qytetarëve për të shfrytëzuar muajin e hapur të vaksinimit për të marrë dozat duke theksuar rrezikun e shtuar të variantit Delta.

Një ftesë për çdo qytetar për të shfrytëzuar deri në fund MUAJIN E HAPUR TË VAKSINIMIT, edhe sepse situata e epidemisë në vend me variantin e ri të koronavirusit, i cili po shqetëson seriozisht të gjitha vendet, kërkon prej të gjithëve një akt moral e qytetar për mbrojtjen e shëndetit, po edhe të të tjerëve

Vaksinimi ndaj Covid19 bëhet në qendrat shëndetësore, poliklinika si dhe në pikat e vaksinimit të përqëndruar. Deri tani janë 1,358,228 vaksinime të kryera.” shkruan Manastirliu.

 

Postime të ngjashme

'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu