Në një raportim nga spitali Infektiv, deri më tani kanë mbërrritur për trajtim spitalor rreth 13 urgjenca me komplikacione të rënda në mushkëri. Gazetari i News24, Erion Skëndaj tha se në spitalin Infektiv aktualisht janë të shtruar 110 pacientë ndërsa në spitalin Covid3, po marrin trajtim 40 të infektuar me Covid-19.
Ndër të tjera Skëndaj tha se ndër të shtruarit e prekur nga Covid-19, janë edhe 6 gra shtatzëna të cilat kanë paraqitur komplikacione të pulmonit, por nuk mungojnë as të shtruarit në mosha të reja, kryesisht 21-26 vjec.
Në raportimin e tij të drejpërdrejtë në News24, Skëndaj apeloi autoritetet shëndetësore për më shumë transparencë në personat e shtruar në spital për shkak të komplikacioneve nga Covid-19, kryesisht nëse janë të vaksinuar apo të riinfektuar.

