Burrat dhe gratë janë të shqetësuar nga arsye shumë të ndryshme në gjumin e tyre. Psikologët e Universitetit të Montrealit zbuluan se ka një humnerë gjinore në qoshet e errëta të mendjes sonë.
Ankthet e burrave dhe ëndrrat e këqija janë më të prirur të shfaqin tema të fatkeqësisë, si: përmbytjet, tërmetet dhe luftrat.
Burrat janë gjithashtu më të prirur për ankthe rreth insekteve, gjarpërinjve dhe minjve.
Në anën tjetër, konfliktet ndërpersonale të tilla si ato me një bashkëshort, të afërm apo koleg pune janë më të shpeshta tek ankthet e grave – dhe më rrallë te burrat.
Njerëzit të cilët shfaqen në ëndrra të këqija gjithashtu ndryshojnë rrënjësisht mes burrave dhe grave.
Këto të fundit zakonisht kanë ankthe rreth njerëzve dhe mjedisin që ata njohin, ndërsa shumë nga skena dhe karakteret në ankthet e burrave janë tërësisht fiktive.
Ka disa shpjegime të mundshme për të gjithë këtë, thotë profesor Antonio Zadra, bashkautor i studimit dhe një prej studiuesve të ëndrrave më të mirë në botë:
Kjo mund të jetë për shkak të evolucionit dhe për shembull, dhe roli i rrënjosur thellë i mashkullit si mbrojtës, gjithmonë në vëzhgim për kërcënime fizike ndaj familjes së tij.
Disa ekspertë besojnë se arsyeja kryesore që ne ëndërrojmë, është që përsëriten në mendjen tonë se si të mbijetojme në situata të vështira.
Një tjetër teori është bazuar mbi supozimin se të gjitha ëndrrat tona janë rrënjosur në interesat dhe frikën e jetës sonë reale.
Në jetën reale, burrat dhe djemtë pëlqejnë të shikojnë filma horror, ndërsa gratë preferojnë drama emocionale. Dhe kështu kjo është mënyra se si një dramë nate bëhet pjesë e anktheve tona./ Elsa Musaj


