Situata në spitalet COVID në Tiranë duket e lehtësuar.
“Sot paradite 3 ambulanca që kanë mbërritur në COVID 1 që kërkojnë shërbim terciar për covid. Në fillim të shtatorit ka pasur 35-40 urgjenca ditore, ndërsa tani jemi tek 15 urgjenca ditore. Duket qartë që ka rënë numri i shtrimeve në spital. Nëse i referohemi shifrave zyrtare, në raport me numrin e personave të shëruar, kuptohet që për 24 orët e mëhershme janë 533 të infektuar raste të reja dhe mbi 620 të shëruar. Kjo ka bërë që të bjerë ndjeshëm numri i rasteve aktive në Shqipëri. Nëse një javë më parë kishte 12400 persona aktivë, një ditë më parë mbi 7 mijë raste”, raportohet nga QSUT.
Numri i vdekshmërisë i lartë, reflekton jo situatën aktuale, por paraqet atë situatë të infektimeve dy javë më parë. Kemi një situatë të normalizuar.
Nëse i referohemi ekspertit Alimehmeti, ai thotë që ne jemi në fund të valës Delta, për shkak se një valë nuk shtrihet më shumë se 10 javë.

