COVID-19/ Fauci: Mosvaksinimi provokon rrezikun e valës së pestë

Anthony Fauci, këshilltari kryesor mjekësor i presidentit amerikan Joe Biden deklaroi se amerikanët e pavaksinuar përbëjnë një kërcënim për një valë të pastë të pandeminë COVID-19 në SHBA, shkruan faqja e internetit thehill.com.

“Problemi është se ne kemi ende rreth 66 milionë persona që mund të vaksinohen dhe ende nuk e kanë bërë. Shkalla në të cilën ne vazhdojmë të zbresim në atë pjerrësi, do të varet nga vaksininimi i sa më shumë njerëzve”, shtoi Fauci për prezantuesin e “Fox News Sunday”, Chris Wallace.

“Nëse nuk veprojmë, ekziston gjithmonë rreziku që të ketë viruse të mjaftueshme në qarkullim për të qenë në gjendje të ndalojnë zvogëlimin e numrit të rasteve, pra ekziston rreziku i rilindjes së virusit’’, theksoi Fauci.

Ai shpjegoi megjithatë se “një ringjallje e një vale tjetër të rasteve COVID-19 ishte e parandalueshme”, duke thënë se “sa më shumë njerëz të vaksinohen, aq më pak të ngjarë të ketë një valë tjetër në këtë dimër”.

Sipas të dhënave nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), 77 për qind e amerikanëve 12 vjeç e lart janë vaksinuar të paktën pjesërisht, ndërsa 67 për qind janë plotësisht të vaksinuar. Presidenti Biden publikoi përparimin që SHBA kanë bërë javët e fundit, duke vënë në dukje se shtrimet në spitale kanë rënë me 38% dhe rastet e COVID-19 kanë rënë me 47%, në gjashtë javët e fundit. Sidoqoftë, ai paralajmëroi se vendi ishte në një “periudhë kritike” dhe u bëri thirrje atyre që nuk janë vaksinuar ta kryejnë atë.

Postime të ngjashme

Lëndohet një gazetare në protestë, largohet me ambulancë
Protestat/ Thirrje: Mos dëmtoni ambulancat, lejoini të ofrojnë ndihmë për të lënduarit
Një person në gjendje të rëndë në bulevard, futet pa ndjenja në autoambulancë pas disa minutash i shtrirë në tokë
Plumbat e gomës: çfarë janë dhe sa të rrezikshme janë për shëndetin?
Dita e pestë e protestës, tre protestues mbërrijnë me lëndime në Spitalin e Traumës
FOTOLAJM/ Protestuesit goditen me plumba gome
Përleshja me policinë, një protestues mbetet i lënduar në kokë. Mjekët i japin ndihmën e parë
Protesta në Lezhë, lëndohen nga gurët një grua dhe një vajzë, dërgohen në spital