Eksperti zviceran: Pandemia përfundon në pranverë, por ka dy kushte

Lukas Engelberger, President i Konferencës Kantonale të Drejtorëve të Shëndetësisë në Zvicër, beson se pandemia mund të përfundojë në pranverën e vitit 2022.

“Jam optimist se mund ta lëmë pas krizën e koronaës nga pranvera e ardhshme”, ka thënë ai për “SoontagsZeitung” (gazeta e së dielës).

Megjithatë, ai e ka lidhur këtë pritje me dy kushte. Kushti i parë: Duhet të vazhdojë përparimi i imunizimit të popullatës përmes fushatës së vaksinimit. Kushti i dytë: Të mos shfaqen mutacione të reja virusesh që janë të rrezikshme.

Por, Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) është më pak optimiste. Ajo pret të shpenzojë 1.5 miliardë CHF vetëm për testet e koronës vitin e ardhshëm.

Duke pasur parasysh dimrin që po afrohet, Engelberger ka thënë gjithashtu se përqindja e të vaksinuarve duhet të rritet sa më shpejt që të jetë e mundur. “Ndryshe na presin muaj të vështirë”.

Postime të ngjashme

Lëndohet një gazetare në protestë, largohet me ambulancë
Protestat/ Thirrje: Mos dëmtoni ambulancat, lejoini të ofrojnë ndihmë për të lënduarit
Një person në gjendje të rëndë në bulevard, futet pa ndjenja në autoambulancë pas disa minutash i shtrirë në tokë
Plumbat e gomës: çfarë janë dhe sa të rrezikshme janë për shëndetin?
Dita e pestë e protestës, tre protestues mbërrijnë me lëndime në Spitalin e Traumës
FOTOLAJM/ Protestuesit goditen me plumba gome
Përleshja me policinë, një protestues mbetet i lënduar në kokë. Mjekët i japin ndihmën e parë
Protesta në Lezhë, lëndohen nga gurët një grua dhe një vajzë, dërgohen në spital