Austria merr vendimin për një izolim të plotë kombëtar dhe vaksinën të detyrueshme

Austria ka marrë vendimin për një izolim të plotë dhe do ta bëjë vaksinën e detyrueshme, njoftoi këtë mëngjes kancelari Alexander Schallenberg, duke e bërë kështu Austrinë vendin e parë në BE që do të marrë masa të tilla të rrepta si pasojë e rritjes së madhe të rasteve të koronavirusit.

Vendi planifikon ta bëjë të detyrueshme vaksinën kundër Covid-19 duke filluar nga 1 shkurti i vitit të ardhshëm, ndërsa izolimi do të fillojë të hënën dhe do të rishqyrtohet pas 10 ditësh, tha Schallenberg.

“Pavarësisht muajve të tërë të ndërgjegjësimit, nuk ia kemi dalë të bindim një numër të konsiderueshëm njerëzish që të vaksinohen”, tha Schallenberg në një konferencë shtypi në shtetin e Tirolit perëndimor , ku takoi krerët e qeverisë rajonale. Ai akuzoi ata që refuzojnë të vaksinohen se po kryejnë një “sulm ndaj sistemit shëndetësor”.

Izolimi do të thotë që njerëzit nuk lejohen më të largohen nga shtëpitë e tyre, përvec disa përjashtimeve të tilla si blerjet për produktet jetike dhe për t’u stërvitur. Në fillim të kësaj jave, Austria kishte filluar aplikimin e një izolimi për të pavaksinuarit ose ata të shëruar së fundmi, duke u bërë vendi i parë i BE-së që e bën një gjë të tillë.

Agjencia France-Presse vëren se infeksionet kanë vazhduar të rriten. Të enjten, një rekord i ri prej më shumë se 15,000 rastesh të reja u regjistrua në vendin me afro nëntë milionë banorë.

Kërkesa për vaksinim është rritur ditët e fundit dhe 66% e popullsisë janë plotësisht të vaksinuar, shifër kjo pak më poshtë mesatares së BE-së e cila është afro 67%.

Postime të ngjashme

Përleshja me policinë, një protestues mbetet i lënduar në kokë. Mjekët i japin ndihmën e parë
Protesta në Lezhë, lëndohen nga gurët një grua dhe një vajzë, dërgohen në spital
CNN: Prindërit po shtyjnë gjithnjë e më shumë vaksinimin e fëmijëve, trend po aq shqetësues sa refuzimi i vaksinave
Biznesi i shëndetit po rritet sërish, gati 130 mln euro në 2025-n për t’u kuruar në spitalet private
“Video të manipuluara me inteligjencë artificiale në emër të mjekut Flamur Topi”/ AMA ngre alarmin: Dyshohet për mashtrim me të dhënat bankare
Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim