Keqmenaxhimi i fondeve publike/ KLSH klasifikon 50% të institucioneve me risk të lartë në zbatimin e ligjit, kryeson ministria e Shëndetësisë

Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka klasifikuar për audit 120 institucione këtë vit, gjysma e të cilave (rreth 50%) u vlerësuan me risk të lartë në procesin e zbatimit të ligjit e për rrjedhojë edhe në menaxhimin e fondeve publike.

Lista kryesohet nga ministritë e linjës dhe institucionet në varësi të tyre dhe nga ndërmarrjet publike, kryesisht në fushën e energjisë. Lista e institucioneve me rrezik u kryesua nga Ministria e Shëndetësie, e cila u ndoq nga Qendra Spitalore “Nënë Tereza”.

Më tej në radhë vijnë Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme, Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Ministria për rindërtimin, Ministria e Arsimit, Agjencia Kombëtare Burimeve Natyrore (AKBN), Agjencia Kombëtare e Informacionit (AKSHI), Ministria e Bujqësisë, AZHBR, KQZ-ja, Shërbimi i provës, Koncesioni “Rruga e Arbrit”, Drejtoria e Policisë.

Me rrezik të lartë në zbatimin e ligjit u vlerësuan gjithashtu spitalet kryesore publike në vend, kompanitë e Energjetikes, OST, OSHEE, Albetrol, Drejtoria e Ujësjellësve.

KLSH vlerësoi me rrezik të lartë për përputhshmërinë me ligjin disa projekte të mëdha në investimet publike dy prej të cilave koncesione PPP. Psh koncesioni i rrugës së Arbrit dhe Inceneratorit të Tiranës u vlerësuan me rrezik të lartë, gjithashtu në këtë nivel risku u vlerësua investimi në rrugën e re Qukës-Qafë-Plloçe, kostot e së cilës kanë dalë jashtë kontrollit.

Me rrezik të lartë zbatimi u vlersua edhe projekti “Lidhja e rrugëve sekondare dhe lokale: që nisi në vitin 2018, projekti “Përmirësimi i Sistemit Shëndetësor” 2025, projekti “Furnizimi me ujë i zonave rurale III”.

Nga 120 institucionet e programuara për kontroll vetëm pesë prej tyre u kategorizuan me rrezik të ulët të shpërdorimit të ligjit dhe fondeve. Ato ishin Agjencia Kombëtare e Bregdetit, ALUIZNI dhe Hipoteka Korçë, Agjencia e Zonave të Mbrojtura dhe Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit.

KLSH sqaron se, çdo Departament Auditimi dhe Drejtori, përpilon Regjistrin e Riskut, për të cilat Kryetari i KLSH-së ka nxjerre Udhëzimin nr.1 datë 13.01.2014, në zbatim të te cilit është përgatitur dhe një Udhërrëfyes i hollësishëm që lidhet me “Menaxhimin e Riskut”.

Në përcaktimin e risqeve të auditimit angazhohet i gjithë stafi auditues duke filluar nga audituesit sipas detyrave, që në fazën e hartimit të programit të auditimit. Këto risqe diskutohen në nivel departamenti/drejtorie dhe seleksionohen./ Monitor

Postime të ngjashme

Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet