Varianti i ri, Manastirliu/ Masat do të rishikohen në varësi të situatës, vaksinimi i të rinjve në fokus

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu këtë të mërkurë në kuadër të situatës së krijuar nga përhapja e variantit të ri në shumë vende të botës, këtë të mërkurë ka qenë në Arenën Kombëtare ku vijon procesi i vaksinimit.

Manastirliu në fjalën e saj është shprehur se është e rëndësishme që fokusi kryesor për shtrirjen e vaksinimit është te mosha e re, kryesisht mbi 16 vjeç. Ndër të tjera ajo është shprehur se për momentin nuk ka asgjë për tu shqetësuar dhe se në vijim të situatës do të rishikohen dhe masat kufizuese.

“Në Tiranë e kudo fokusi duhet të jetë te të rinjtë te grupmosha +16 vjeç, pasi siç shihet dhe në vendet e tjera të botës target është mosha e re. Ne duhet që të mundohemi dhe duke bërë sa më shumë apel për vaksinimin e të rinjve, duke shkuar në shkolla, në universitete dhe gjimnaze në mënyrë që fushatat të jetë sa më interaktive, pasi vaksinimi duhet të ketë gjithëpërfshirje, si nga komunitetet ashtu edhe nga grupet. Edhe tani me variantin e ri ka shumë të dhëna që priten dhe në vijim priten dhe në vijim institucionet ndërkombëtare do të japin më shumë të dhëna për variantin e ri, por ajo që kërkohet nga të gjithë është vaksinimi.

Sa më shumë të vaksinuar të jemi aq më pak variante të reja do të lejojmë që të përhapen. Ne duhet që të zbatojmë dhe masat aktuale, siç është vaksinimi, maskat në ambientet e mbyllura, distanca sociale dhe higjena. Nuk duhet që të bëjmë panik, por ne po analizojmë zbatimin e masave dhe duke pasur parasysh dinamikën e situatës dhe do të marrim dhe masat e nevojshme, për të vlerësuar vendimet në të ardhmen.

Ndërkohë që më shumë se një milion janë vaksinuar më shumë se  1 milion qytetarë, mbi 900 mijë qytetarë janë me dy doza dhe me tre doza 75 mijë qytetarë. Doza e tretë duhet të vijojë dhe me ritme të shpejta, duhet të rrisim shtrirjen vaksinale për dozën e parë”, ka thënë Manastirliu.

Postime të ngjashme

Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet