Komiteti Teknik i Ekspertëve/ Bino: Janë rritur rastet pozitive në grupmoshën e re, infeksionet 10 herë më të larta tek të pavaksinuarit

Komiteti Teknik i Ekspertëve, Silva Bino:

Situata epidemiologjike në javën e fundit paraqitet e qëndrueshme me dy javët e para, nuk kemi një rritje të rasteve oërkundrazi kemi një ulje të paktë të rasteve. Nga ana tjetër edhe pozitiviteti është i njëjtë pak a shumë në këto 3-4 javët e fundit. Shikojmë që kemi një rritje të infektimit të grupmoshave të reja deri në 14 vjeç. Kjo lidhet edhe me disa vatra nëpër shkolla, ku nuk është ndërprerë mësimit.
Sa i përket vaksinimit, mund të shkojë deri në 45% në nivel kombëtar por në Tiranë shifra e vaksinimit me të dyja dozat shkojnë mbi 50%.

Kërkojmë të kemi një ritëm më të lartë. Lidhur me analizën e infeksioneve që shfaqen edhe në personat e vaksinuar, vëmë re se janë 10 herë më të larta tek personat e pavaksinuar krahas atyre të vaksinuar.

Aktualisht kemi të dhëna kombëtare të cilat shkojnë pak a shumë si ato të vendeve të tjera. Nga ana tjetër ka filluar procesi i dozës përforcuese për personat e vaksinaur deri më tani.

Postime të ngjashme

Plagosje me thikë brenda Poliklinikës në Shkodër, i lënduari i nënshtrohet operacionit
97 mijë të punësuar në profesionet e rregulluara, mjekët dhe stomatologët më të paguarit
Allmuça: Mekanizmat e Koordinuar të Referimit janë ngritur në 61 bashki, por nuk funksionojnë njësoj në të gjitha
"Babai im vdiq nga melanoma", Analisti: Nga diagnoza e gabuar te trajtimi që i kushtoi jetën
Shqipëria, ndër vendet e Europës që ka më pak shtretër në spitale, pavarësisht popullsisë në rënie
Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta