Studimi/ Mutacioni Omicron i koronavirusit ka shkallë tre herë më të lartë të ri-infektimit se varianti Delta dhe Beta

Studimet paraprake të realizuara në Afrikën e Jugut për variantin e ri Omicron të koronavirusit, kanë treguar se mutacioni i ri ka një shkallë pothuajse tre herë më të lartë të ri-infektimit.

Sipas shkencëtarë përhapja e shpejtë e Omicon është edhe për shkak se prek kryesisht njerëzit që e kanë marrë koronavirusin më herët. Epidemiologët e Afrikës së Jugut në Institutin Kombëtar të Sëmundjeve të Transmetueshme, raportojnë se ndryshe nga varianti Beta dhe Delta, Omicron tregon potencial të rëndësishëm për shmangien e imunitetit natyror pas një infeksioni të mëparshëm.

Ndërkaq në pamje të parë vaksinat ekzistuese duket se vazhdojnë të ofrojnë mbrojtje kundër sëmundjes së rëndë të COVID-19.

Nga rezultatet paraprake rreziku i ri-infeksionit të Omicron u vlerësua të jetë të paktën 2.4 herë më i lartë.

Postime të ngjashme

Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Projekti i shëndetësisë, Banka Botërore bën bilancin: Nga “rrëzimi” i reformës së financimit te digjitalizimi
Plotësoi skedën e vdekjes së një 85-vjeçareje, doktoresha merret nën hetim/ Reagojnë mjekët në Mamurras
Ndikimi i dezinformimit në vaksinimin e fëmijëve
Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
10 ushqimet më hidratuese