Një lajm i mirë/ Shkencëtarët: “Omicron”, jo dhe aq i rrezikshëm

Varianti “Omicron” ka shqetësuar Organizatën Botërore të Shëndetësisë për shkak se përhapet shumë shpejt. Fill pas konstatimit të tij në disa shtete, mjaft vende të BE-së dhe më gjerë bllokuan udhëtarët nga Afrika e Jugut nga frika e transmetimit të tij.

Aktualisht në të gjithë botën ka një numër të vogël të të infektuarve me “Omicron” krahasuar me variantet e tjera, megjithatë, shkencëtarëve iu ka mjaftuar për të zbuluar se tek ky variant nuk ka një arsye për t’u shqetësuar më tepër krahasuar me të tjerët, raporton abcnews.al.

Dy shkencëtarët grekë Barbara Anemodoura dhe Dimitris Paraskevi thanë se të dhënet konfirmojnë se në ditët dhe javët në vijim do të ketë një përhapje më të shpejtë të variantit “Omicron”, megjithatë sipas tyre, jo domosdoshmërisht të prekurit do të kenë shenja më problematike krahasuar me të qenit i infektuar me variantet e tjera.

“Madje, mund të ketë simptoma më të lehta”, thanë ata.

“Të dhënat nga Afrika e Jugut konfirmojnë se Omicron nuk shkakton pasoja të rënda në organizëm pasi infekton. Duket se ka një anë të mirë që Omikron nuk shkakton sëmundje të rënda”, vijoi Dimitris Paraskevi. Është vërejtur se “Omicron” infekton kryesisht ata që kanë imunitet në trup, për shkak të vaksinës apo anti-trupave të shkaktuara pas shërimit, megjithatë sipas tyre kjo nuk do të thotë se vaksina nuk mbron, pasi ajo ndikon kryesisht në shmangien e rasteve fatale.

Postime të ngjashme

Eklipsi diellor: Kujdes me sytë, ja si ta shikoni në mënyrë të sigurt
VIDEO/ Mjekja zbulon dy shtyllat kryesore për të rënë nga pesha
Raporti i KLSH nge alarmin: 43 barna të rimbursueshme janë hedhur në treg pa autorizim  
Pas pagesave të kripura për shërbime të pakryera, koncesioni i check up-it i kthehet shtetit
Ambasada e SHBA-së në Tiranë: Një vend që nuk prodhon dot ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij
Reagon TFL: Transparenca, konkurrenca dhe llogaridhënia nuk mund të zëvendësohen
Spitalet rajonale nën kapacitet, 40% e shtrimeve përqendrohen në Tiranë
Rasti i pacientit në Durrës: Një alarm për aksesin e barabartë në shërbimet shëndetësore dhe dinjitetin e pacientit