Covid la pasoja të rënda në shkollim/ Shkon në 70% numri i fëmijëve deri në 10 vjeç që nuk dinë të lexojnë

Koronavirusi ka lënë pasoja të rënda në shkollim! Në këtë përfundim ka dalë një studim i bankës botërore.

21 muaj pas shpërthimit të pandemisë, shkollat për miliona fëmijë mbetën ende të mbyllura. Disa nuk do të shkojnë më ndoshta kurrë në shkollë. Kjo humbje e mësimeve për shumë fëmijë është moralisht e papranueshme. thuhet në studim.

Si pasojë e kësaj mungese, përqindja e fëmijëve që nuk janë në gjendje të lexojnë dhe kuptojnë një tekst të thjeshtë deri në moshën dhjetëvjeçare mund të rritet deri në 70 përqind, para pandemisë, kjo përqindje ishte rreth 50 përqind.

Ekspertët financiarë të agjencisë së specializuar të OKB-së supozojnë se fëmijët e prekur nga mbyllja e shkollave do të humbasin gjithsej rreth 17 trilionë dollarë gjatë jetës së tyre.
Studimi tregoi gjithashtu se fëmijët më të varfër dhe me aftësi të kufizuara janë shumë më të prekur nga mësimet e humbura sesa të tjerët.

Qeveritë në mbarë botën kanë marrë mbështetje ekonomike disa trilion dollarë për të mbrojtur ekonomitë e tyre nga kriza e koronavirusit. Por vetëm më pak se tre për qind e këtyre fondeve janë futur në shkollim.

Postime të ngjashme

Plumbat e gomës: çfarë janë dhe sa të rrezikshme janë për shëndetin?
Dita e pestë e protestës, tre protestues mbërrijnë me lëndime në Spitalin e Traumës
FOTOLAJM/ Protestuesit goditen me plumba gome
Përleshja me policinë, një protestues mbetet i lënduar në kokë. Mjekët i japin ndihmën e parë
Protesta në Lezhë, lëndohen nga gurët një grua dhe një vajzë, dërgohen në spital
CNN: Prindërit po shtyjnë gjithnjë e më shumë vaksinimin e fëmijëve, trend po aq shqetësues sa refuzimi i vaksinave
Biznesi i shëndetit po rritet sërish, gati 130 mln euro në 2025-n për t’u kuruar në spitalet private
“Video të manipuluara me inteligjencë artificiale në emër të mjekut Flamur Topi”/ AMA ngre alarmin: Dyshohet për mashtrim me të dhënat bankare