Fillon vaksinimi i fëmijëve 5 deri në 11 vjeç/ Deri tani janë rezervuar 30 mijë takime për këtë proces

Shtete të shumta po vazhdojnë të regjistrojnë numër të madh të rasteve të infektuara me COVID-19. Andaj edhe kanë fillur të administrojnë një dozë të tretë të vaksinës për t’u mbrojtur nga ky virus.

Vendet e BE-së, përfshirë Greqinë, Italinë, Spanjën dhe Hungarinë, kanë filluar vaksinimin e fëmijëve nga 5 deri në 11 vjeç, sipas Associated Press. Zgjerimi i fushatës së vaksinimit erdhi pasi rregullatori i BE-së muajin e kaluar miratoi reduktimin e dozës së vaksinës së prodhuar nga Pfizer-BioNTech.

Greqia ka filluar administrimin e dozave ditën e djeshme, disa orë pasi vendi raportoi 130 viktima, numri më i lartë i të vdekurve që nga fillimi i pandemisë.

Deri më tani janë rezervuar 30 mijë takime për vaksinimin e fëmijëve nën 12 vjeç.

Postime të ngjashme

Protestat/ Thirrje: Mos dëmtoni ambulancat, lejoini të ofrojnë ndihmë për të lënduarit
Një person në gjendje të rëndë në bulevard, futet pa ndjenja në autoambulancë pas disa minutash i shtrirë në tokë
Plumbat e gomës: çfarë janë dhe sa të rrezikshme janë për shëndetin?
Dita e pestë e protestës, tre protestues mbërrijnë me lëndime në Spitalin e Traumës
FOTOLAJM/ Protestuesit goditen me plumba gome
Përleshja me policinë, një protestues mbetet i lënduar në kokë. Mjekët i japin ndihmën e parë
Protesta në Lezhë, lëndohen nga gurët një grua dhe një vajzë, dërgohen në spital
CNN: Prindërit po shtyjnë gjithnjë e më shumë vaksinimin e fëmijëve, trend po aq shqetësues sa refuzimi i vaksinave