Alimehmeti publikon studimin/ Imuniteti natyror është superior ndaj vaksinave për sa i përket shtrimeve në spital dhe vdekjeve

Epidemiologu Ilir Alimehmeti, ka analizuar situatën epidemiologjike, duke u ndalur edhe te përhapja e varianteve të reja të koronavirusit.

Ndërsa i referohet studimeve të kryera sëfundmi, Alimehmeti thekson se rezultatet konfirmuan efektivitetin e mbrojtjes nga infeksioni i kaluar i COVID dhe nga skema e vaksinimit. Nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’ epidemiologu tregon se të dhënat e publikuara më 12 dhjetor të këtij viti, janë përfituar nga të dhënat zyrtare të mbikëqyra nga autoritetet e Republikës Çeke. Në këtë studim është hulumtuar e gjithë popullata çeke e vaksinuar apo që e ka kaluar infeksionin dhe nuk është vaksinuar. Rezultatet treguan se imuniteti natyror është qartësisht superior ndaj vaksinave për sa i përket shtrimeve në spital dhe vdekjeve.

Gjithashtu autorët dolën në përfundimin se, përgjatë kohës së studimit, gjetjet e tyre treguan:

Reduktim të përgjithshëm të efektivitetit të vaksinave me kalimin.
Rritje të lartë të efektivitetit pas dhënies së dozës së tretë.
Imunitet natyror shumë të qëndrueshëm dhe të lartë pas infektimit.
Ky studim madhor në nivel kombëtar i shtohet shumë studimeve të mëparshme që nënvizojnë efektivitetin e lartë të vaksinave, të dozës së tretë dhe të imunitetit natyror pas infektimit.

Status i plotë:

“Vëzhgoje thellë natyrën dhe do të kuptosh çdo gjë më mirë”
Cit.: Albert Einstein
Miqtë e mi, një tjetër studim madhor konfirmon efektivitetin e mbrojtjes nga infeksioni i kaluar COVID-19 dhe nga skema e vaksinimit! Të dhënat e prepublikuara më datë 12 Dhjetor 2021 janë përftuar nga të dhënat zyrtare të mbikqyryra nga autoritetet më të zyrtare të Republikës Çeke: Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Informacionit dhe Statistikave Shëndetësore Akademia e Shkencave.
Në studim është hulumtuar E GJITHË POPULLATA ÇEKE E VAKSINUAR APO QË KA KALUAR INFEKSIONIN DHE NUK ËSHTË VAKSINUAR.

Nga popullata totale prej 10.701.077 e Republikës Çeke, deri më 20 Nëntor 2021:
6.287.356 individë janë të vaksinuar, dhe 1.996.080 individë janë të infektuar më parë.

Efektiviteti i vaksinave kundër infektimit (PCR pozitive):
Pfizer (Cominarty):
87% pas 0-2 muajsh nga doza e dytë,
53% pas 7-8 muajsh nga doza e dytë,
92% pas dozës së tretë (Pfizer).
AstraZeneca (Vaxzevria)
83% pas 0-2 muajsh nga doza e dytë,
55% pas 5-6 muajsh nga doza e dytë,
92% pas dozës së tretë (Pfizer).

Efektiviteti i imunitetit natyror kundër infektimit (PCR pozitive):
97% pas 2 muajsh nga infektimi,
90% pas 6 muajsh nga infektimi,
83% pas 12 muajsh nga infektimi,
72% pas 18 muajsh nga infektimi.

Pra, imuniteti natyror është qartësisht superior ndaj vaksinave për sa i përket infektimit të thjeshtë (PCR pozitive)!

Efektiviteti i vaksinave kundër shtrimit në spital dhe vdekjes:
Pfizer (Cominarty):
92% pas 0-2 muajsh nga doza e dytë,
83% pas 7-8 muajsh nga doza e dytë,
97% pas dozës së tretë (Pfizer).
AstraZeneca (Vaxzevria)
93% pas 0-2 muajsh nga doza e dytë,
82% pas 5-6 muajsh nga doza e dytë,
97% pas dozës së tretë (Pfizer).

Efektiviteti i imunitetit natyror kundër shtrimit në spital dhe vdekjes:
12.894 individë ndër 1.996.080 janë reinfektuar, pra vetëm 0.65% e personave janë reinfektuar, 100% efektiviteti kundër shtrimit në spital dhe vdekjes

(Tabela S6 tregon mungesë totale në kolonat e shtrimeve dhe të vdekjeve në rast reinfektimi)

Pra, imuniteti natyror është qartësisht superior ndaj vaksinave për sa i përket shtrimeve në spital dhe vdekjeve! Autorët dalin në përfundimet se, përgjatë kohës së studimit, gjetjet e tyre tregojnë:
Reduktim të përgjithshëm të efektivitetit të vaksinave me kalimin.
Rritje të lartë të efektivitetit pas dhënies së dozës së tretë.
Imunitet natyror shumë të qëndrueshëm dhe të lartë pas infektimit.

Ky studim madhor në nivel kombëtar i shtohet shumë studimeve të mëparshme që nënvizojnë efektivitetin e lartë të vaksinave, të dozës së tretë dhe të imunitetit natyror pas infektimit.

Postime të ngjashme

CNN: Prindërit po shtyjnë gjithnjë e më shumë vaksinimin e fëmijëve, trend po aq shqetësues sa refuzimi i vaksinave
Biznesi i shëndetit po rritet sërish, gati 130 mln euro në 2025-n për t’u kuruar në spitalet private
“Video të manipuluara me inteligjencë artificiale në emër të mjekut Flamur Topi”/ AMA ngre alarmin: Dyshohet për mashtrim me të dhënat bankare
Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun