Zhurmat, sëmundjet që na shkaktojnë

Trafiku i mjeteve sot është më i zhurmshëm krahasuar me disa dekada më parë dhe po shtohen gjithnjë e më shumë kërkimet që tregojnë se zhurmat e shumta Zhurma stresshkaktojnë stres dhe sëmundje të lidhura me të si sëmundjet e zemrës dhe problemet me gjumin, shpjegon Tor Kihlman, koordinator në Institutin Ndërkombëtar të Kontrollit të Zhumave.

Një studim i fundit evropian tregoi se jetesa në rrugë me shumë trafik ose pranë një aeroporti rrit me 20-25% rrezikun e infarkteve ose goditjeve në tru, ndërsa dy kërkime italiane shpjeguan se “të ekspozohesh në zhurma mbi 65 decibel, në një zonë me shumë trafik, rrit mundësinë e çrregullimeve mendore. I njëjti nivel zhurmash dyfishon rrezikun për t’u prekur nga hipertensioni”.

Çrregullimet e gjumit bëjnë dëm dhe si rrjedhojë nuk është e rastësishme që nga BE-ja janë dhënë direktiva për të monitoruar zhurmat. Por, siç thotë Xhuzepe La Torre, dekan në Universitetin e Romës, legjislacioni për të mbrojtur qytetarët është i pamjaftueshëm./ Arlinda Gjypi

Postime të ngjashme

Çfarë ndodh nëse obeziteti lihet i patrajtuar
Pas pagesave të kripura për shërbime të pakryera, koncesioni i check up-it i kthehet shtetit
A mund të konsiderohet sëmundje obeziteti?
Ambasada e SHBA-së në Tiranë: Një vend që nuk prodhon dot ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Spitalet rajonale nën kapacitet, 40% e shtrimeve përqendrohen në Tiranë
Rasti i pacientit në Durrës: Një alarm për aksesin e barabartë në shërbimet shëndetësore dhe dinjitetin e pacientit
Lirohet nga burgu ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj