Vendimi i qeverisë: Shpërblimi 1 mijë euro për mjekët në pandemi/ Nis seleksionimi, kush do ta vlerësojë ngarkesën dhe riskun gjatë punës

Edhe pse vlera e bonusit për mjekët dhe pjesën tjetër të personelit shëndetësor që është në vijën e parë të zjarrit, në përballjen me COVID-19, ka mbetur e njëjtë, qeveria ka vendosur të shtojë filtrat.

Një strukturë e posaçme me përfaqësues nga disa institucione do të vlerësojë nivelin e riskut dhe ngarkesën e bluzave të bardha dhe do të hartojë çdo muaj listat e përfituesve që do të vijojnë të marrin krahas pagës edhe shpërblimin.

Vendimi

Ndryshimet janë bërë në mbledhjen e fundit të qeverisë, ku ka kaluar për miratim edhe vendimi “Për dhënie shpërblimi për personelin mjekë, infermierë dhe punonjës të tjerë”.

Sipas kësaj nisme, lista e përfituesve dhe dokumentacioni justifikues miratohet bazuar në analizën e shkallës së ngarkesës së veprimtarisë dhe të riskut që mbart aktiviteti i strukturës shëndetësore e cila vlerësohet nga sekretariati.

Kjo strukturë e re, e cila do të nis nga puna këtë muaj, do të përbëhet nga 2 përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, 1 përfaqësues nga Instituti i Shëndetit Publik, 1 përfaqësues nga Operatori i Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor dhe një përfaqësues nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Shpërblimi

Përmes vendimit të miratuar në mars të 2020, personeli mjekësor, specialistët e shëndetit publik që merren me epidemiologjinë, infermierët dhe specialistët e shërbimit laboratorik të angazhuar në diagnostikimin dhe trajtimin mjekësor të personave të prekur me COVID-19 marrin çdo muaj një bonus në vlerën e 125 mijë lekëve.

Prej gati dy vitesh me shpërblim trajtohen edhe personeli mbështetës, i angazhuar në institucionet ku trajtohen pacientët e infektuar, por vlera e çekut për këtë kategori është 65 mijë lekë./ Panorama

Postime të ngjashme

Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur
Shqipëria, drejt “superplakjes” raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë