Dhimbjet e ciklit menstrual, si trajtohen?

dhimbjet e ciklitNga Kozeta Mustafaraj, gjinekologe

Dhimbjet e ciklit menstrual ose siç njihet, sindromi premenstrual trajtohet me:

  • Me antidepresant: Grupi i quajtur Selective serotonin reuptake inhibitors (SSRIs): fluoxetine (Prozac, Sarafem), paroxetine (Paxil, Pexeva), sertraline (Zoloft) mund të  përdoren për të qetësuar simptomat, si: lodhje, ndjenjën e urisë së pakontrolluar, çrregullime të gjumit. Këto medikamente merren çdo ditë ose vetëm 2 javë para ardhjes së ciklit.
  • Anti-inflamatorët josteroid  (NSAIDs). Duke i nisur disa ditë para ose në momentin e ardhjes së ciklit: ibuprofen (Advil, Motrin) ose naproxen (Aleve, Naprosyn) qetësojnë  krampet dhe dhimbjen e gjirit.
  • Diuretikët: nëse ushtrimi  fizik dhe kufizimi i marrjes së kripës nuk arrijnë të reduktojnë shtimin në peshë, enjtjen apo fryrjen e paraciklit, mund të përdoren diuretikët dhe më i përdorur është spironolactone (Aldactone)
  • Kontraceptivët oralë:  duke penguar ovulacionin, ato pengojnë luhatjet hormonale çka sjell lehtësim të simptomave të SPM .
  • Medroxyprogesterone acetate (Depo-Provera). Në format e rënda të SPM apo të sindromit dismorfik mund të përdoren përkohësisht për të ndaluar kështu ovulacionin. Ndërkohë që vetë Depo-Provera, mund të sjellë si efekt anësor rritje të oreksit, shtim në peshë, dhimbje koke dhe gjendje depresive.
  • Mënyra e jetesës: Ka shumë rëndësi rregullimi i mënyrës së jetesës, aktiviteti fizik, ushqimet dhe pijet.

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Hipertensioni gjatë shtatzënisë i lidhur me rrezikun e kardiomiopatisë së zgjeruar
A mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit produktet tuaja për kujdesin e lëkurës?
7 shenjat e endometriozës që një grua nuk duhet të injorojë kurrë