Për kujdesin e përditshëm të lëkurës, është mirë që të kufizoheni në tre hapa të thjeshtë: pastrimin e lëkurës, mbrojtjen e saj nga dielli dhe kurimi i çdo lloj
problemi të mudnshëm si lëkurë e thatë, akne, vija apo rrudha. Produktet për të realizuar këta tre hapa mund të gjenden në çdo markatë.
- Pastroni lëkurën: zgjidhni pastrues që i përshtaten lëkurës suaj, e thatë apo e yndyrshme. Nëse keni lëkurë të thatë zgjidhni pastrues të butë dhe shmangni produkte si tonerët, të cilët përmbajnë alkool. Për lëkurë të yndyrshme zgjidhni sapunë që hepin yndyrën dhe pastrojeni fytyrën shpesh gjatë ditës.
- Mbrojeni lëkurën nga dielli: zgjidhni kremra me mbrojtje të lartë dhe përdoreni çdo ditë. Mbrojtja e lartë është e nevojshme kur dilni jashtë, por kur jeni brenda në shtëpi, edhe një mbrojtje më e ulët është e mjaftueshme. Nëse keni lëkurë të ndjeshme përdorni krem dielli posaçërisht për lëkurën tuaj.
- Trajtojeni lëkurën sipas nevojave të saj: Për lëkurat e thata ka shumë lloje hidratuesish që nuk janë të shtrenjtë. Largimi i vijave dhe rrudhave apo i njollave të errëta gjen shpesh zgjidhje me produktet e blera në dyqane. Kur shikoni probleme të tilla, edhe konsulta me dermatologun do të ishte e këshillueshme./ Arlinda Gjypi


